Abazoviç garanci kundër nacionalizmit serb në Mal të Zi, thotë Gjukanoviç
Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç u shpreh se partia e tij do të mbështesë një qeveri të pakicës të propozuar nga Dritan Abazoviç si e vetmja garanci për të mbrojtur vendin nga nacionalizmi serb.
Në një intervistë për Deutche Welle, Gjukanoviç tha se Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) i ka ofruar mbështetje qeverisë pakicë edhe pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, duke besuar se “do të jetë shumë e rrezikshme për Malin e Zi, nëse koalicioni qeverisës bëhet kaq i varur nga nacionalizmi serbomadh”.
“Qeveria e deritanishme përbëhej nga tre koalicione, njëra prej të cilave është koalicion i profilizuar qartë i Serbisë së Madhe. Ne kemi menduar, se nëse një qeveri e tillë përcakton politikën shtetërore, kjo do të ishte shumë e rrezikshme për Malin e Zi”, tha Gjukanoviç.
Ai theksoi se Mali i Zi është “në proces të konsolidimit të pushtetit” dhe se interesi më i madh i vendit është që sa më shpejt të ketë një qeveri të përgjegjshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk