Nisma pas refuzimit të vajzës me shami: Bojkotoni Big Market
Refuzimi i Big Market për të punësuar vajzën me shami si kontabiliste në këtë biznes ka ngjallur reagime të shuma.
Juristi Roland Islami u shpreh për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se besimtarët myslimanë duhet të bojkotojnë këtë linjë supermarketesh.
“Unë kam të drejtë të zgjedh biznesin ku bëj pazar, ku blej gjërat e mia. Ashtu siç ai nuk pranon tolerancën fetare, edhe unë nuk do kem tolerancë ndaj këtij biznesi. Të zgjedhim ne që jemi myslimanë të mos shkojmë në këtë market për të blerë”, u shpreh juristi.
Ndërsa gazetari Dritan Ceveli tha se ky nuk është një rast i vetëm. Ai bëri publik rastin e një vajze tjetër nga Alliasi në Tiranë që nuk u punësua nga kjo kompani vite më parë, pasi mbante shami.
“Shamia e vajze myslimane nuk është pengesë as në Europë. Janë gjëra që ne i kemi të shenjta. Nuk ka asnjë problem që një vajzë të punojë me shami dhe fund”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut