Ish-zyrtari në Bujanoc nën gjykim nga serbët se ngriti flamurin shqiptar

8 Shkurt 2022 | 09:05

Ish-drejtori i Kulturës në Bujanoc Granit Sadriu duhet të paraqitet në Gjykatën e Vranjës në Serbi për shkak se vendosi flamurin shqiptar në këtë institucion.

Për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania ai deklaroi se duhet të paraqitet në gjykatë më 1 mars.

“Nuk jam drejtori i vetëm që dënohem për përdorimin e simboleve kombëtare. Çdo vit dënohet ndonjë drejtor i institucioneve”, u shpreh ai.

Ai sqaroi se sipas shtetit serb është një shkelje që të ngrihet flamuri shqiptar, kur pranë tij nuk është ai serb. Ai tha se pret të dënohet nga kjo gjykatë me një shumë parash.

Z. Sadriu nënvizoi se autoritetet serbe nuk do të ndalen, pasi institucionet e Shqipërisë nuk marrin masa për këtë situatë.

Vitin e kaluar, në 109 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, dikasteri që ai drejtonte, “Shtëpia e Kulturës në Bujanoc”  vendosi simbolin tonë kombëtar në këtë godinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022