Vetingu bashkon PD dhe PS
Parlamenti do të votojë më 10 shkurt zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut.
PD do të bashkojë votat me PS-në për të shtyrë mandatin e KPK-së dhe komisionerëve publikë me 2 vite e 6 muaj.

Deklarata u dha nga deputetët Ferdinand Xhaferaj, Dashnor Sula dhe Luçiano Boçi
“Në mënyrë të padiskutueshme që nga fillimi ne kemi qenë pro reformës në drejtësi,” – tha Xhaferaj.
“Në çfarëdolloj momenti jam pro çdo vendimi që ka vlerë për drejtësinë në radhë të parë dhe çfarë do kërkojë partneri ynë strategjik SHBA,” – deklaroi Sula.
“Po patjetër është një reformë që nuk kthehet mbrapsht, duhet votuar,” – përforcoi Boçi.
Aleatët e PD-së janë pro shtyrjes së mandatit gjithashtu. Dashamir Shehi dhe Agron Duka konfirmuan votat e tyre. Dy nënkryetarët e PD-së, Agron Gjekmarkaj dhe Grida Duma refuzuan të përgjigjeshin.
Për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut duhen 94 vota, që mazhoranca e vetme nuk i plotëson. 77 votave të saj i duhen dhe 17 vota të PD-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq