Edhe në maj pensionet në shtëpi

6 Maj 2020 | 11:36

Pagesat mujore të pensioneve do të vazhdojnë edhe përgjatë muajit maj t’i dërgohen të gjithë pensionistëve në shtëpi, njoftoi Posta Shqiptare.

Procedura synon lehtësimin e marrjes së pagesave për të moshuarit, të cilët sipas një urdhri të ministrisë së Shëndetësisë duhet të eliminojnë maksimalisht lëvizjet, si grupmosha më e rrezikuar nga COVID-19.

Që prej muajit mars, kur u shfaqën rastet e para të coronavirusit në Shqipëri, qeveria ka ndërmarrë masa të rrepta kufizuese për të mbajtur nën kontroll pandeminë globale, e cila në shkallë botërore ka shkaktuar 258,970 viktima dhe ka infektuar rreth 3.7 milionë njerëz.

Në një njoftim për shtyp Posta Shqiptare i bëri thirrje qytetarët që të mos dynden në sportelet e saj për të mos rrezikuar shëndetin që vjen nga grumbullimi i shumë personave në të njëjtin vend.

Posta i bëri gjithashtu thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë në respektimin e rregullave.

“Grumbullimi i pensionistëve në ambientet e zyrave postare nuk përshpejton procedurën e ndarjes së tyre, por krijon pengesë në punën e punonjësve të zyrave postare, të cilët gjatë kësaj periudhe kohe kanë punuar dhe po punojnë me shumë përkushtim në përfundimin me sukses të këtij shërbimi që për ne tashmë është një sfidë prej më shumë se dy muajsh,” njoftoi Posta Shqiptare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026