Qeveria mbështet projektin e Universitetit Bujqësor për të luftuar procesionaren e pishës në mënyrë biologjike

6 Maj 2020 | 13:09

Qeveria ka vendosur ta luftojë procesionaren e pishës biologjikisht dhe jo më me kimikate apo mënyra mekanike. Fillimisht projekti do të shtrihet në zonat e mbrojtura dhe më pas nëse do të ketë sukses në të gjitha pyjet e pishës në Shqipëri.

Dy muajt e fundit Ministria e Mjedisit ka mbështetur një projekt eksperimental të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), i cili ka të bëjë me mbarështimin e një insekti të quajtur kolosoma erëkeqe (colosoma sycophanta).

Ky insekt ushqehet me lavrat e procesionares dhe duke u shpërhapur në mjediset ku procesionarja ka shtrirje më të madhe mendohet se mund të ndikojë në luftimin e tij.

“Përmes Ministrisë kemi marrë mbështetje për laboratorin gati 20 mijë euro, por dhe dy labortorë fushorë dhe do të vazhdojmë me sistemimin e tyre në zonat që janë më të prekura,” – u shpreh Leonidha Peri, Dekani i Fakultetit të Shkencave Pyjore, UBT.

Insekti i kolosomës erëkeqe është zhvilluar këtë periudhë në kushte laboratorike në tre gjendje të ndryshme vezë, larva dhe bulkth.

“Synimi ynë është që kalosomën ta vendosim në kushtet e shtimit natyror, duke u shtuar në ekosistem, në pyjet e pishave të kufizojë duke e përdorur si ushqim procesionaren, të shtohet vet në mënyrë natyrore dhe pastaj të jetë gjithmonë prezent në ekosistem e të mos e lërë procesionaren që të kalojë limitin e zhvillimit të saj,” – tha profesor Ramiz Metaliaj.Bulkth insektesh kolosomë duke u ushqyer me lavrat e procesionares.

Sasia e parë e këtyre insekteve erdhi dy muaj më parë nga Turqia dhe fillimisht po eksperimentohet në Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi u shpreh se me këtë mënyrë po kërkohet që të mënjanohen teknikat e tjera të luftimit të procesionares, siç janë ajo mekanike me prerje dhe djegie të degëve të dëmtuara dhe bashkë me to të foleve të procesionares si dhe spërkatja me kimikate.

“Me mënyrën mekanike do të rrezikonim që të luftonim vetëm minimumin e procesionares,” – tha Klosi.

Prej vjeshtës së vitit 2019 e në vazhdim është vënë re një shtim masiv i procesionares. Vetë Ministri Klosi raportoi në fillim të këtij viti në parlament se rreth 14 për qind e sipërfaqes pyjore në Shqipëri ishte në rrezik nga ky insekt.

Procesionarja prek kryesisht pishat e zeza, por edhe të buta, duke u ushqyer me gjethet dhe trungun e pemës deri sa ajo të thahet.Insekti i kolosomës duke u hedhur mbi një fole të procesionares së pishës.

Sipas inspektimeve të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, deri më sot procesionarja ka prekur të paktën 8 parqe kombëtare: Lurë-Mali i Dejës; Qafë-Shtamë; Mali i Dajtit; Shebenik-Jabllanicë; Bredhi i Drenovës; Llogara dhe Theth.

Në një situatë të ngjashme, në vitin 2015 qeveria përdori mënyrën mekanike me prerje të degëve dhe në disa zona edhe mënyrën kimike, por procesionarja nuk u zhduk plotësisht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026