Basha në SPAK për ‘Toyota Yaris’: Jam në dispozicion të drejtësisë belge

10 Shkurt 2022 | 19:34

Lulzim Basha tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë belge lidhur çështjen ‘Toyota Yaris’ për të cilën pasditen e së premtes u thirr në SPAK.

Në një deklaratë për mediat pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, kreu i PD u shpreh se është në dispozicion të prokurorëve belgë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Basha dha mbështetjen e tij dhe të PD për SPAK dhe BKH, institucione të cilat siç tha duhet të veprojnë në mënyrë të pavarur nga politika.

Një delegacion me prokurorë belgë dhe oficerë të policisë së këtij shteti ndodhet prej 2 ditësh në Shqipëri. Ata kanë zhvilluar takime në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës.

Një dosje e hetuar në bashkëpunim me belgët është edhe çështja “Toyota Yaris”, ku në qershor të 2018 u sekuestruan 3,4 milionë euro të fshehura në automjete në portin e Durrësit. Në atë kohë Basha akuzoi Taulant Ballën në parlament se ishte pronar i parave të drogës në makinat ‘Toyota’.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026