Piktura e grabitur nga nazistët i kthehet pas 71 vjetësh familjes hebreje

10 Shkurt 2022 | 20:40

Muzeu kryesor i artit në Belgjikë i ka kthyer një pikturë që mbante prej 71 vjetësh stërnipërve të një çifti hebrenjsh, prona e të cilëve u plaçkit nga nazistët pasi ata u arratisën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Firma ligjore e familjes hebreje kontaktoi Muzeun Mbretëror të Arteve të Bukura 5 vjet më parë dhe këtë të enjte, pas një ceremonie të shkurtër, punëtorët e hoqën pikturën nga muri dhe e paketuan për t’ia kthyer pronarëve.

“Familjes Mayer i mungojnë në total 30 piktura, përfshirë një të Max Liebermann. Problemi me identifikimin e këtyre pikturave është se fatkeqësisht ne nuk kemi foto të tyre. Megjithatë kemi përshkrime dhe kështu u bë i mundur identifikimi i njërës prej tyre”, thotë Imke Gielen, avokat i pronarëve të pikturës.

Asnjë prej 9 stërnipërve të çiftit Mayer ishte i pranishëm në ceremoninë e së enjtes. Piktura, me disa lule ngjyrë rozë në një vazo blu, e realizuar nga artisti gjerman Lovis Corinth, i përkiste Gustav dhe Emma Mayer, të cilët braktisën shtëpinë e tyre në Frankfurt në vitin 1938, për t’u strehuar në Bruksel derisa u transferuan në Britani një vit më vonë.

Fatkeqësisht, ata nuk mundën të merrnin me vete pasuritë e tyre, përfshirë 30 pikturat që u grabitën nga nazistët. Mes tyre ishte edhe vepra ekspresioniste “Lulet”, e pikturuar në vitin 1913 nga Corinth, veprat e të cilit nazistët i konsideronin si “të degjeneruara”.

Pas luftës, autoritetet belge nuk arritën të gjenin pronarin e saj dhe ia besuan pikturën muzeut në vitin 1951, ku ka qëndruar deri më sot.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026