Historia e mësueses italiane që jeton në Shqipëri nga ’97-ta

11 Shkurt 2022 | 18:35

Conceta Maarotta është një italiane që jeton që prej vitit ’97 në Shqipëri, atëherë kur vendi ishte në kohë trazirash.

Maarotta erdhi këtu për të kaluar jetën me bashkëshortin, i cili është shqiptar.

Ajo është mësuese në profesion, dhe para 4 vitesh ka hapur biznesin e saj në Shqipëri, një shkollë 9-vjeçare ndërkombëtare, italiane.

“Shkolla jonë është multikulturore, flitet edhe shqip edhe italisht”, u shpreh ajo në studion e emisionin Sot, në Euronews Albania.

Maarotta thotë së të vish nga Italia për të jetuar në Shqipëri nuk është e lehtë, madje është një lloj kompromisi.

“Italianët nuk mund ta gjejnë Italinë këtu”, tha Maarotta.

Si fillim, Maarotta ka punuar si mësuese në Shqipëri, e më pas në Ambasadën Italiane.

Të bashkëpunoje me kolegë shqiptarë, thotë ajo, “ishte eksperiencë e çmuar por edhe e lodhshme”.

Maarotta i cilësoi shqiptarët si njerëz punëtorë, pasi gjatë 4 viteve në shkollën 9-vjeçare kanë dhënë një “kontribut madhështor në çdo anë”.

Ajo tha se në shkollën që drejton janë në proces rekrutimi për punonjës, dhe se ka pasur shumë kërkesa nga mësues italianë që jetojnë në Itali.

“Kohët e fundit kemi kërkesa nga italianë që duan të punojnë këtu në Shqipëri. Italianët që vijnë këtu bëjnë një kompromis”, tha Maarotta.

Vitet e fundit është rritur prania e italianëve që vendosin të hapin biznese dhe të jetojnë në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
19:54 | 30/09/2022

Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
19:31 | 30/09/2022

Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve

Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
18:52 | 30/09/2022