29% e fëmijëve me kancer në Shqipëri humbën jetën në 2020

16 Shkurt 2022 | 11:05

29% e fëmijëve me kancer në Shqipëri kanë humbur jetën gjatë 2020. Në total, mbi 100 fëmijë (0-19-vjeç) u diagnostikuan me kancer gjatë këtij viti.

OBSH e rendit Shqipërinë në vendin 6 mes 48 vendeve në Europë dhe Azi për vdekjet e fëmijëve nga kanceri gjatë këtij viti.

Sa i përket vendeve të rajonit, Mal i Zi është një të njëjtat nivele si Shqipëria, me një incidencë vdekshmërie 3.8. Maqedonia e Veriut renditet e 34, me një incidencë vdekshmërie 2.1. Ndërsa, Greqia Italia renditen me një nivel vdekshmërie më të ulët sesa Shqipëria.

Në raport nënvizohet se vdekshmëria nga kanceri i fëmijërisë është ulur ndjeshëm në dekadat e fundit falë trajtimeve mjekësore.

OBSH thotë se në vendet e zhvilluara, me të ardhura të larta, 80% e fëmijëve të diagnostikuar me kancer e mposhtin këtë sëmundje të rëndë. Ndërsa në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, shërohen më pak se 30% e fëmijëve që vuajnë kjo sëmundje.

Diagnostikimi i vonuar, mungesa e terapive, ilaçeve, gabimet e mjekëve, janë disa nga arsyet pse vdekshmëria e fëmijëve me kancer është më e lartë në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesme.

 

Në parashikimin e OBSH-së për periudhën 2020-2050, në nivel global do të ketë 13.7 milionë fëmijë të diagnostikuar me kancer, nga të cilët rrezikojnë të humbasin jetën 11.1 milionë fëmijë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026