A do rritet çmimi i biletave? Kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit tregon sfidat dhe humbjet në këtë sektor
Kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit, Rixhin Qoshja,u shpreh për Euronews Albania se deri më tani nuk është dhënë asnjë direktivë për rihapjen e transportit urban. Ai shprehet se ky sektor është gati të adaptohet dhe të punojë me rregullat e caktuara nga strukturat mjekësore.
“Ne higjienizimin e kemi bërë që në ditët e para të mbylljes, që në 12 mars. Përveç higjienizimit kemi vazhduar edhe me pastrimin e të gjithë mjeteve të transportit publik, tani jemi në përfundim edhe në pritje për të rinisur. Ne jemi gati të adaptohemi me rregullat e reja dhe normalitetin e ri që do të kemi. Nuk e dimë akoma, duhet të kuptojmë disa direktiva që duhet të dalin rreth atyre që duhet të adaptojmë”, tha ai.
Qoshja gjithashtu tregon se në autobusë nuk do të qëndrojnë më shumë se 30 veta dhe se pavarësisht dëmit ekonomik që është rreth 3 milionë euro në muaj për të gjithë kompanitë e transportit publik, nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës.
“Jo. Ne nuk kërkojmë rritje të çmimit të biletës sepse këtu nuk po rrisim cilësinë e shërbimit, këtu duhet të mbijetojmë. Ajo që do të kërkojmë ne është reduktimi i disa taksave që janë TVSH-ja, akciza etj, në mënyrë që jo të rrisim fitimet tona, por ky aktivitet t’i mbijetojë të gjithë kësaj situate ku ne jemi”, shtoi ai.
Bileta elektronike, do të ishte një zgjidhje e përshtatshme në këtë situatë për të shmangur kontaktin mes faturinos dhe qytetarëve, por duket se nuk ka një plan të afërt për këtë.
“Ne e presim prej shumë kohësh implementimin e biletës elektronike dhe mbase do të jetë një nga zgjidhjet e vetme për momentin për këtë mënyrë adaptimin që ne duhet të bëjmë. Nuk mund të detyrojmë faturinon që të futet në mes të njerëzve dhe të ketë kontakt në këtë situatë që ne jemi. Jemi në pritje nga Bashkia”, shtoi ai.
Sa i përket pagës së luftës, Qoshja tregon se atë e ka përfituar një përqindje e ulët punonjësish.
“Fatkeqësisht ende nuk i ka kaluar paga e luftës të gjithëve. Di që një përqindje shumë e vogël nga të gjithë transporti publik I ka kaluar. Ende sot një pjesë e madhe e tyre e presin. Unë kam bërë thirrje dhe herë të tjera është situatë shumë dramatike për to”, shprehet Qoshja.
Mosdhënien e pagesës e konfirmon edhe një shofer i njërës prej linjave të transportit të Tiranës.
-Jo akoma jo.
-Kur ju kanë thënë që do të ktheheni sërish në punë?
-As nuk kemi njoftim fare.
Qytetarët nga ana tjetër duket se nuk ndihen ende gati për të përdorur transportin publik.
“Përderisa e përdorja rrallë herë imagjino tani që është edhe situata. Shumë pis autobusët, shërbimi i keq, edhe kjo korona vërdallë, nuk është mirë t’i përdorësh”.
“Në këmbë. Jo unë e bëj për veten time, për trupin tim”.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta