Arkeologu italian i Ministrisë së Kulturës e nxori Bylisin grek, pretendon Ceka
Një dokument i hedhur në përdorim nga Ministria e Kulturës, i hartuar nga një arkeolog italian i punësuar nga kjo ministri e nxjerr Bylisin grek.
Kështu tha arkeologu Neritan Ceka në emisionin ‘Sot’, ku denoncoi abuzimin që sipas tij po bëhet me fondet prej 6 milionë eurosh të dhëna nga BE për Bylisin dhe impaktin që do të ketë për rajonin në turizmin kulturor.
Dy janë argumentet që ka përdorur arkeologu nga Bolonja për të dalë në këtë përfundim, sipas Cekës
“Njëri është mentaliteti; për një perëndimor çdo teatër është grek. Kjo ka frymëzuar edhe arkeologun italian që duke parë teatër të thotë është ndërtuar nga grekët. Dhe e dyta, kjo është gjëja më e lehtë. Ne kemi propozuar një muze modern me objekte të antikitetit. Për atë që vjen nga Bolonja kjo nuk konceptohet, pasi na quan arkaik. Ai thotë se Bylisin e kanë krijuar grekët dhe ndaj ai nuk është dakord që të krijohet një muze, por një ambient ku jepen filma me grekë, ku hyn shqiptar dhe del grek”, tha Ceka.
Sipas arkeologut, projekti është ndërprerë falë denoncimit të Institut të Arkeologjisë që e ktheu mbrapsht atë dokument.
LEXONI GJITHASHTU:
- Historia e lavdishme e Bylisit që dëshmon zhvillimin dhe civilizimin e Ilirisë së hershme
- Kurora e qytetërimit Ilir, arkeologu Neritan Ceka nxit për më shumë investime në Bylisin antik
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 15:43 Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant