Protestuan në sheshin ‘Skënderbej’ kundër masave të qeverisë, procedohet Sazan Guri dhe 6 persona të tjerë
Policia ka nisur procedimin penal për 7 persona pas një proteste të zhvilluar ditën e djeshme në sheshin “Skënderbej”, mes tyre 3 organizatorët, aktivisti i shoqërisë civile Sazan Guri, Zaçe Ismali dhe Klajdi Bello.
“Procedimi ndaj tyre nisi pasi në datë 7 maj 2020, rreth orës 11:30, te sheshi “Skënderbej” kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, aq më tepër në situatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet”, sqaron policia.
Sipas bluve të Tiranës, shtetasit Z.I., K.B. dhe S.G., në rolin e organizatorëve të protestës, më herët kanë bërë thirrje në rrjete sociale për protesta e tubime.
“Në vijim të veprimeve janë siguruar pamjet filmike dhe fotografike, si dhe është bërë këqyrja e rrjeteve sociale, pasi nga këta shtetas (organizatorët) bëhen thirrje për protesta dhe tubime.
Nga ana e shërbimeve të Policisë janë vendosur masa administrative/gjoba, pasi asnjëri prej tyre nuk ka pasur autorizim për të dalë, bazuar në nenin 3 të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020”, bën me dije policia.
Aktivisti i shoqërisë civile Sazan Guri së bashku me disa persona të tjerë u mblodhën dje në sheshin ‘Skënderbej’ për të protestuar kundër masave kufizuese të qeverisë për shkak të COVID-19.
Kujtojmë se sot hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, të miratuara nga Parlamenti, që kriminalizojnë për herë të parë thyerjen e karantinës në kohë epidemie si dhe presionin psikologjik ndaj anëtarëve të rrethit familjar.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë