55 të vdekur nga COVID në Serbi
55 persona vdiqën dhe 4,483 të tjerë rezultuan pozitivë në 24 orët e fundit në Serbi. Shifrat dolën pas testimit të 17,667 personave.
Autoritetet shëndetësore në Beograd bëjnë të ditur se 136 pacientë janë me respiratorë.
Dje rezultuan pozitivë me coronavirus 3,876 persona, ndërsa vdiqën 62.
Dragoslav Popoviç, konsulent vaksinimi dhe kryetar i Shoqatës së Shëndetit Publik të Serbisë, thotë se vendet që po heqin kufizimet nëpër Evropë janë në krye të vaksinimit dhe tha se kjo nuk është situata në Serbi.
Popoviç tha për Euronews Serbia se në vend ka ende një numër të madh të të infektuarve me coronavirus, se shumë pacientë nuk mund të marrin shërbime të tjera shëndetësore për shkak të COVID-19.
Ai gjithashtu tha se një numër i madh i punëtorëve shëndetësorë janë të infektuar dhe se Serbia nuk është në pikën për të lehtësuar kufizimet.
“Situata që kemi tani duket si fundi i pandemisë, veçanërisht në vendet që kanë qenë më të suksesshme në masat parandaluese dhe vaksinuese. Duhet të jemi të vetëdijshëm se situata atje është ndryshe dhe se në Serbi dhe në shumë vende të botës, vaksinimi dhe masat e tjera nuk janë në atë nivel që t’i lehtësojmë masat”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës