Nafta në Shqipëri dy herë më e shtrenjtë se në SHBA, krahasimi me Europën
Për të bërë një krahasim të çmimit të naftës në Shqipëri me atë në vende të ndryshme të Evropës apo Amerikës, ne kërkuam nga ndjekësit tanë të na dërgonin disa video që tregojnë çmimin në vendet respektive.
Sërish rezulton, se çmimi i naftës në vendin tonë është më i shtrenjtë se në disa vende të Europës apo Amerikës, pavarësisht se paga mesatare apo niveli i jetesës janë disa herë më të larta se në Shqipëri.
“Përshëndetje nga Republika Çeke, ku aktualisht çmimi i naftës është 1 euro e gjysmë”, u shpreh një qytetar.
“Përshëndetje nga Franca, çmimi i naftës është 1.78 euro”, tha një tjetër vajzë.
“Përshëndetje nga Gjermania, ku çmimi i naftës ka shkuar 1 euro e 65 cent”, tha një tjetër shqiptar.
Krahasuar me çmimin e naftës në Shtetet e bashkuara të Amerikës, çmimi i naftës në Shqipëri është 2 herë më i lartë, ndërsa paga mesatare është 8.7 herë më e ulët se në SHBA.
Nga ky vëzhgim në vende të ndryshme të botës, rezulton se Shqipëria, me standard jetese shumë herë më të ulët se ato, e paguan naftën njësoj, apo në disa raste shumë më shtrenjtë.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur