Përmirësohet situata e COVID, më pak se 4 mijë raste aktive

22 Shkurt 2022 | 18:35

Nga 2,387 testime, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 279 persona ndërsa gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 2 humbje jete.

Aktualisht janë 3,763 pacientë aktivë në të gjithë vendin.

Krahasuar me datën 23 janar kur kishte mbi 24 mijë raste aktive, tashmë situata paraqitet pozitive.

Në spitalet COVID po marrin trajtim 73 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Që prej fillimit të pandemisë, Shqipëria numëron 3,453 viktima të shkaktuara nga coronavirus.

Statistika (21 Shkurt 2022)

Testime totale                1,732,633

Raste pozitive                 270,734

Raste të shëruara             263,518

Raste Aktive                        3763

Humbje jete                         3,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1158

Fier                   610

Elbasan             416

Vlorë                361

Berat                283

Lezhë               246

Kukës               161

Durrës              159

Gjirokastër      129

Shkodër           126

Korçë               94

Dibër                 20

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026