Brenda shtëpisë muze të Kadaresë, vendi ku shkroi veprat e njohura

23 Shkurt 2022 | 08:48

E organizuar në 6 dhoma, shtëpia-muze Kadare është një nga vendet që kurrsesi nuk duhet lënë pa vizituar në kryeqytet.

Shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare, ka lënë gjurmë me krijimtarinë e tij letrare dhe në këtë shtëpi ka jetuar gjatë dhe ka shkruar pjesën më të madhe të librave të tij.

Sapo hyn në dhomën e pritjes, të bie në sy një bibliotekë e madhe, shumë moderne për kohën e komunizimit.  Në të gjenden dorëshkrime, objekte, disqe dhe fotografi origjinale. Drejtoresha e këtij muzeu, Brisilda Trajko na tregon si lindi ideja për ta kthyer shtëpinë si muze dhe si u prit ky propozim nga Ismail Kadare.

“Kudo në botë ekzistojnë muze të tillë. E njëjta traditë edhe në Shqipëri. Ai na ka lënë gjithë fondin e tij të librave, dorëshkrimet dhe çmimet e marra”, tregon ajo.

Brisilda na tregon çfarë e bën këtë shtëpi muze kaq të veçantë dhe cilat janë aktivitetet që zhvillohen herë pas here

“Këtu ndodhet gjithë fondi i librave të tij, janë ruajtur shumë mirë edhe mobilet”, thotë zyrtarja. Mes të tjerash ajo na shpjegon se si ndryshojnë tarifat për te vizituar secilin prej ambienteve.

“Për studentët ka ulje çmimi, kemi ulje çmimi për të moshuarit. Edhe për kategoritë familje ka ulje çmimi”, u shpreh ajo.

Në një tjetër dhomë të këtij muzeu, na ra në sy biblioteka e librave të ndaluar e cila është e montuar nga vetë Kadare.

Përshtypje të bën edhe makina e shkrimit që përdorej nga Elena. Pjesën më të madhe të kohës, Kadare e kalonte i ulur në një kolltuk përballë këtij oxhaku, ku shkruante veprat e tij. Në një dhomë të errët të këtij muzeu shohim filma të bazuar në librat e shkrimtarit të mirënjohur.

Erilda Selaj, specialiste në këtë muze, na shpalosi disa nga albumet e realizimit të filmave, ku secila prej skenave kishte numrin e saj të xhirimit. Gjithashtu ajo na zbuloi një album të pa-ekspozuar më parë.

Kadara na ka bërë krenarë me veprat e tij. Erilda na rendit disa nga çmimet që ai ka pranuar t’i ekspozojë në këtë muze. “Është një ekspozitë që hapet për herë të parë, Çmimin për presidentin e republikës së Italisë, Kemi çmimin “Kalorësi i nderit i dhënë nga presidenti i Francës”, tregoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022