“Perëndimi duhet të veprojë tani”, thotë këshilltari presidencial i Ukrainës
Perëndimi duhet të veprojë sot! Kështu deklaroi këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak.
Podolyak tha se në Evropë ka nisur, sipas tij, një luftë e plotë e në shkallë të gjerë.
“Rusia po sulmon jo vetëm Ukrainën, por të gjithë rregullat e jetës normale në botën moderne. Çfarë do të mbetet nga sistemi i sigurisë në kontinent? Zero”, u shpreh Podolyak.
Ai tha se gjëja kryesore është mbrojtja, sa të jetë e mundur, e qytetarëve të vendit.
“Por Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje nga bota dhe këtë herë është shumë specifike — mbështetje ushtarako-teknike dhe financiare, sanksione të ashpra kundër Rusisë. Perëndimi duhet të veprojë sot”, u shpreh Podolyak.
Rusia po sulmon ushtarakisht Ukrainën që prej mëngjesit të së enjtes. Prej sulmeve kanë humbur jetën dhjetëra njerëz.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh