Kraja: Paratë e pista në Shqipëri po korruptojnë sistemin

24 Shkurt 2022 | 16:30

Në Shqipëri qarkullojnë miliona euro nga aktivitete kriminale që kryen jashtë vendit. Këtë shqetësim kreu i SPAK, Arben Kraja e ndau me kolegët e antimafias italiane gjatë një konference në Bari.

“Edhe pse aktiviteti kriminal mund të zhvillohet jashtë Shqipërisë, pasojat vijnë edhe në Shqipëri. Transferimi i parave nga aktiviteti kriminal bëhet në Shqipëri. Janë para që përdoren për të dëmtuar zhvillimin e lirë. Përdoren për të korruptuar sistemin dhe për të rritur më tej aktivitetin kriminal”, tha Kraja.

SPAK po heton grupe kriminale që veprojnë në Gjermani dhe Spanjë, por shqetësim mbetet edhe roli gjithnjë e në rritje i shqiptarëve në vendet e origjinës së kokainës.

“Krimi shqiptar është i shtrirë jo vetëm në Europë por deri në Amerikën e Jugut. Kemi vendosur kontakte me gjithë homologët në rajon dhe më gjerë. Kemi 10 skuadra të përbashkëta hetimore me Italinë. Skuadra hetimore edhe me shtete të tjera, Gjermaninë dhe Spanjën. Në Shqipëri shohim shpesh vrasje mes grupeve kriminale për aktivitete që kanë kryer jashtë Shqipërisë. Në situatë të tillë është e domosdoshme bashkëpunimi me çdo strukturë jashtë”, u shpreh kreu i SPAK.

Vetëm gjatë 5 viteve të fundit 6 shqiptarë janë vrarë në Ekuador, Brazil dhe Kolumbi për shkak të trafikut të kokainës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026