Shqipëria dërgon efektivë komando në Kosovë

25 Shkurt 2022 | 18:39

30 efektivë komando nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë nisur për Kosovë, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë.

Ky kontingjent do t’i bashkohet forcave të Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se ky mision në Kosovë do të kontribuojë për paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor, teksa janë rritur tensionet pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

“Në këto ditë të sfiduara të paqes dhe sigurisë globale kjo e shton dyfish e rrit vëmendjen, por edhe përgjegjshmërinë e secilit prej nesh e secilit prej jush për të shërbyer me profesionalizëm, me disiplinë ushtarake, me dinjitet në respektim të kodit të etikës dhe të vlerave të aleancës tonë”, tha ai sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërkaq, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor, Bajram Begaj, tha se dërgimi i forcave në Kosovë po bëhet në një moment të “turbullt” të sigurisë në krahun lindor të aleancës.

“Siguria globale është më shumë se kurrë ndonjëherë e rrezikuar dhe e kërcënuar. Rajoni dhe vendi ynë nuk janë imunë ndaj këtyre veprimeve të Rusisë”, tha ai.

Efektivët shqiptarë do të shërbejnë përkrah trupave të Kroacisë dhe Italisë.

Dërgimi i trupave shqiptare në Kosovë vjen një ditë pasi NATO tha se është e përkushtuar që të garantojë siguri në Kosovë dhe në mbarë Ballkanin Perëndimor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024