A është Vladimir Putin vërtetë njeriu më i pasur në botë?
Kyreparlamentarja amerikane Nancy Pelosi e quajti presidentin Putin ‘tiran’ ditën e mërkurë, duke e akuzuar gjithashtu si njeriun më të pasur në botë.
Fjalë mbi pasurinë e vërtetë të Putin kanë qarkulluar prej vitesh, edhe pse qeveria ruse nuk e ka pranuar kurrë diçka të tillë duke e promovuar atë si një njeri tejet modest.
Por nëse pasuria e Putin shkon vërtetë mbi $200 miliardë dollarë, atëherë ai sapo u bë njeriu më i pasur në botë duke ja kaluar edhe Elon Musk.
CEO i Tesla-s i morri titullin themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, vitin e shkuar duke marrë vëmendjen e të gjithë botës.
Sidoqoftë, shumica e pasurisë së këtyrë 2 gjigandëve të teknologjisë qëndron në vlerë monetare ose në bursë, ndërsa Putin është komentuar prej vitesh për një pasuri tokash dhe pronash të paluajtshme që shtrihen në shtete të ndryshme të botës – sigurisht përvec aksioneve të tij në shumë kompani të fuqishme, sidomos në industritë e naftës dhe energjisë.
Të dhënat zyrtare të qeverisë ruse e tregojnë Putin si një njeri relativisht modest. Deklarimet e tij financiare në përgjithësi tregojnë për një pagë mesatare prej rreth $190,000 dollarësh në vit, ndërsa pasuria e tij përfshinë:
- një llogari kursimesh prej $200,000 dollarësh;
- një apartament 250 m katrorë në Shën Pjetëburg;
- një tjetër në Moskë;
- disa makina;
- dhe një tokë prej rreth 5000 m katrorë në periferinë e Moskës;
Pra, asgjë ekstravagante.
Atëherë si mund të akumulojë dikush një pasuri kaq të madhe?
Kritikë të Putin kanë drejtuar gjithnjë vëmendjen tek rënia e Bashkimit Sovjetik. Në këtë moment kyç historik, e gjithë pasuria e akulumuar nga një super fuqi botërore ish-komuniste, u shpërnda në durat e disa oligarkëve pseudo-kapitalist.
Putin i ka mohuar gjithnjë akuzat rreth pasurisë së tij, dhe gjatë një intervisite në vitin 2019 ai i tha një gazetari se:
“Po, unë jam njeriu më i pasur në botë, jo vetëm në Europë por në të gjithë botën: Unë koleksionoj emocione. Jam i pasur sepse qytetarët rusë më kanë besuar dy herë me drejtimin e shtetit të madh të Rusisë. Kjo është pasuria ime më e madhe”.
Pallati $1.4 miliardë dollarësh

Ndërkohë, akuzat ndaj Putin nuk kanë reshtur.
Në janar 2021, një grup aktivistësh rusë fluturuan një dron mbi pronën e treguar më lartë e cila thuhet të jetë pallati mbretëror sekret i Putin.
Ai ka një hapësirë prej mbi 60,000 metra katrorë dhe është ndërtuar mbi një kodër që sheh përtej Detit të Zi – vlera e të cilit i kalon $1.4 miliardë dollarë.
Atëherë sa i pasur është vërtetë Vladimir Putin?
Është vërtetë e vështirë të thuhet, por kur marrim parasysh komentet e zyrtarëve të lartë amerikanë kundër tij si dhe dokumentet që hedhin dritë mbi pasuri të paluajtshme të shpërndara në të gjithë botën, nuk do të ishte çudi që Putin të ishte vërtetë njeriu më i pasur në botë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Çfarë fiton dhe çfarë humb Bjellorusia nga lufta në Ukrainë?
- Si po e përdor Putin Luftën II Botërore për të justifikuar sulmin në Ukrainë?
- Sa rrezikon Tajvani të pushtohet nga Kina pas konfliktit Rusi-Ukrainë?
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij