Paralajmërimi bërthamor ishte shqetësimi më i madh i NATO-s
Urdhri i Putinit ndaj forcave ushtarake ruse për të vënë në gadishmëri forcat bërthamore, është shenjë e zemërimit të presidentit rus ndaj sanksioneve të Perëndimit, si edhe ndaj “fantazisë së tij” që Rusia është nuk kërcënimin e NATO-s, analizon gazetari i BBC, Frank Gardner.
Lëvizja e Putinit ka tërhequr vëmendjen e Perëndimit. Ky përshkallëzim është pikërisht ajo që NATO kishte frikë se do të ndodhte; kjo është arsyeja pse aleanca ka njoftuar vazhdimisht se nuk do të dërgojë trupa për të ndihmuar Ukrainën që të zmbrapsë pushtuesit rusë.
Por ofensiva e Rusisë nuk është krejtësisht e planifikuar. Në ditën e katërt të sulmit, asnjë qytet i vetëm ukrainas nuk është në duart e rusëve, në kohën kur shumë ushtarë rusë po vriten.
Kjo ka shkaktuar zemërim, zhgënjim dhe padurim te Putini. Putini dëshiron që Ukraina të jetë pjesë e “sferës së Rusisë”, ndëra qeveria Zelensky dëshiron që ajo të qëndrojë e pavarur. Kjo nuk lë shumë hapësirë për kompromis.
Së bashku me paralajmërimin e Putinit drejtuar Perëndimit për vënien në lojë të armëve bërthamore ditën e sotme, ka të ngjarë të shohim një intensifikim të ofensivës së Rusisë ndaj Ukrainës në ditët në vijim, me civilët e vrarë që pritet të shtohen.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 12:37 Të akuzuar për pjesëmarrje në protestat e janarit kundër regjimit, Irani ekzekuton publikisht dy protestues
- 12:26 Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
- 12:25 Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova. Dërgohet me urgjencë në spital
- 12:20 Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau
- 12:02 Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)
- 11:59 Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën