Rusia përmend armët bërthamore për të ushtruar presion, thotë ministri ukrainas
Nëse Rusia përdor armë bërthamore kundër Ukrainës, “do të përbëjë një katastrofë botërore, por nuk do të na shkatërrojë”.
Kështu u shpreh të enjten Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, në kohën kur Putini i ka kërkuar ushtrisë ruse që “vendosë në gadishmëri” forcat bërthamore.
Kuleba tha se ky urdhër i Putinit erdhi menjëherë pasi u bë njoftimi për dy delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës për t’u takuar për bisedime.
“Ne e shohim këtë urdhër si një përpjekje për të bërë presion mbi delegacionin ukrainas”, u shpreh Kuleba.
“Por ne nuk do të dorëzohemi para këtij presioni. Ne do t’u qasemi bisedimeve shumë thjeshtë. Do të shkojmë atje për të dëgjuar se çfarë ka për të thënë Rusia, dhe do t’u tregojmë se çfarë mendojmë për gjithë këtë”, u shpreh Kuleba.
“Ukraina nuk po bie. Ne po rrjedhim gjak, por vazhdojmë të mbrohemi me sukses”, shtoi ai.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 12:37 Të akuzuar për pjesëmarrje në protestat e janarit kundër regjimit, Irani ekzekuton publikisht dy protestues
- 12:26 Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
- 12:25 Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova. Dërgohet me urgjencë në spital
- 12:20 Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau
- 12:02 Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)
- 11:59 Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën