Zelensky: Mora garanci nga Lukashenko se nuk do të ketë ndërhyrje bjelloruse
Presidenti ukrainas Zelensky tha se ka marrë garanci nga presidenti bjellorus Lukashenko se nuk do të ketë raketa, avionë apo helikopterë që fluturojnë nga Bjellorusia në Ukrainë.
Gjithashtu, Zelensky tha se i kërkoi Lukashenkos që të mos futen trupa ushtarake nga Bjellorusia në Ukrainë, gjë për të cilën ai tha se mori sigurinë se nuk do të ndodhë.
Zelensky dhe Lukashenko zhvilluan një bisedë mbi situatën në Ukrainë, të dielen, bisedë gjatë të cilës Zelensky mori sigurinë se Bjellorusia nuk do të sulmojë Ukrainën, sipas njoftimit të tij.
“Biseda që pata me Aleksandër Lukashenkon ishte thelbësore. Nuk dua raketa, avionë dhe helikopterë që fluturojnë nga Bjellorusia në Ukrainë, i thashë. Nuk dua që trupa ushtarake të shkojnë në Ukrainë nga Bjellorusia. Dhe ai më siguroi për këtë”, u shpreh Zelensky.
Megjithatë, Bjellorusia mbajti një referendum të dielen për lejimin e armëve bërthamore në territorin e saj.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 12:37 Të akuzuar për pjesëmarrje në protestat e janarit kundër regjimit, Irani ekzekuton publikisht dy protestues
- 12:26 Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
- 12:25 Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova. Dërgohet me urgjencë në spital
- 12:20 Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau
- 12:02 Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)
- 11:59 Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën