British Petroleum shet aksionet në kompaninë ruse të naftës
British Petroleum do të shesë aksionet e saj në gjigandin rus të naftës Rosneft, njoftoi kompania të dielen.
Kompania zotëron gati 20% të aksioneve në Rosneft, por situata me Ukrainën e ka vënë nën presion.
BBC shkruan se të premten, sekretari i biznesit në Mbretërinë e Bashkuar Kwasi Kwarteng i ka shprehur shqetësimin shefit të BP, Bernard Looney, për pjesëmarrjen e këtij të fundit në kompaninë ruse të naftës.
“Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është një akt agresioni që ka pasoja tragjike në të gjithë rajonin”, tha në një deklaratë kreu i BP, Helge Lund.
“BP ka operuar në Rusi për më shumë se 30 vjet, duke punuar me kolegë të shkëlqyer rusë. Megjithatë, ky veprim ushtarak përbën një ndryshim thelbësor”, tha ai.
“Kjo ka bërë që bordi i BP të konkludojë se përfshirja jonë me Rosneft, një ndërmarrje shtetërore, nuk mund të vazhdojë më”, shtoi Lund.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 12:37 Të akuzuar për pjesëmarrje në protestat e janarit kundër regjimit, Irani ekzekuton publikisht dy protestues
- 12:26 Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
- 12:25 Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova. Dërgohet me urgjencë në spital
- 12:20 Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau
- 12:02 Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)
- 11:59 Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën