Përditësime LIVE 28 shkurt: Dita e pestë e sulmit rus në Ukrainë
Sot është dita e pestë e luftimeve në Ukrainë që kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një “operacion ushtarak” në mëngjesin e 24 shkurtit.
Zhvillimet kryesore:
- Raundi i parë i bisedimeve për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë ka përfunduar. Negociatorët janë kthyer në kryeqytetet e tyre për konsultime tjera para raundit të dytë që pritet të zhvillohet në ditët në vijim.
- Asambleja e Përgjithshme e Kombeve Bashkuara ka nisur të hënën seancën e jashtëzakonshme ku pritet të dënohet sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.
- Bisedimet mes negociatorëve nga Ukraina dhe Rusia janë duke u zhvilluar në kufirin me Bjellorusinë. Delegacioni nga Kievi ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të forcave ruse.
- Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në qytetet ukrainase, Kiev dhe Kharkiv, ndërsa një ndërtesë banimi në qytetin Çernihiv është goditur me raketë.
- Qeveria ukrainase thotë se më shumë se 350 civilë janë vrarë (përfshirë 14 fëmijë), me afër 1,700 të plagosur (përfshirë 116 fëmijë). OKB thotë se ka regjistruar 102 të vdekur civilë (përfshirë shtatë fëmijë) dhe 304 të plagosur, që nga fillimi i konfliktit.
- Mbi 500 mijë qytetarë janë larguar nga Ukraina për në vendet fqinje, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).
- Rubla ruse ka rënë 30% kundrejt dollarit amerikan. Kjo ndodhi pasi vendet perëndimore u mobilizuan për të bllokuar disa banka ruse nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT.
22:52 – BE vendos sanksione kundër 26 oligarkëve rusë
Në një lëvizje të paprecedentë, Bashkimi Europian ka vendosur sanksione kundër disa prej personave më të pushtetshëm në Rusi.
22:13 SHBA përzë 12 diplomatë rusë të OKB për arsye sigurie
Shtetet e Bashkuara kanë dëbuar dymbëdhjetë diplomatë rusë të Kombeve të Bashkuara për arsye të sigurisë kombëtare.
21:24 – Gjykata e Hagës nis hetim për krime kundër njerëzimit në Ukrainë
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve po monitoron pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Në një komunikatë të bërë publike nga prokurori britanik, Karim Khan thuhet se ka pranuar që të hapë hetim për këtë çështje “sa më shpejt”.
Akuzat deri tani janë për “krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe agresion”.
21:21 – Autokolona ushtarake ruse mbërrin në periferinë e Kievit
Autokolona ushtarake e Rusisë që ditën e diel ndodhej jashtë qytetit Ivankiv, ka mbërritur në periferi të Kievit.
Sipas kompanisë amerikane Maxar Technologies vendndodhja e saktë është rreth 27 kilometra larg Kievit.
21:15 – Gjermania dërgon avionë luftarakë në Detin Baltik
Gjermania po dërgon avionë luftarakë të modelit ‘Tornado’ dhe një avion patrullimi detar në një mision zbulimi në zonën e Detit Baltik, konfirmon misioni i Gjermanisë në NATO.
20:12 – Ukraina u ofron ushtarëve rus amnisti nëse dorëzohen
Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov thotë se në katër ditë luftime janë vrarë dhe plagosur më shumë se 5.300 ushtarë rus.
20:00 – DASH u kërkon shtetasve amerikanë të largohen menjëherë nga Rusia
Shtetasit amerikane duhet të marrin në konsideratë ‘largimin e menjëhershëm’ nga Rusia, thuhet në një komunikatë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
19:21 – Finlanda do i dërgojë Ukrainës armatime dhe veshje mbrojtëse
Qeveria e Finlandës deklaroi të dielën se do i dërgojë Ukrainës armatime, jelek anti-plumb dhe kuti të ndihmës së shpejtë.
“Ukraina është në një situatë jashtëzakonisht të vështirë për shkak të sulmit ushtarak të Rusisë dhe ka një nevojë urgjente për veshje mbrojtëse dhe armatime”, thuhej në deklaratën zyrtare.
19:07 – Presidenti Biden në bisedë telefonike me liderët e vendeve të Perëndimit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden po zhvillon një bisedë telefonike me krerët e disa shteteve aleate mbi pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
18:51 – FIFA e UEFA pezullojnë kombëtaren dhe ekipet e Rusisë
FIFA dhe UEFA kanë pezulluar nga të gjitha garat ndërkombëtare ekipin kombëtar të Rusisë dhe ekipet e saj të futbollit.
18:27 – Shpërthim i fuqishëm në Kiev
Një sërë shpërthimesh të fuqishme janë regjistruar në Kiev rreth orës 6.
#Kyiv right now!@NATO close the sky over #Ukraine!#StopRussianAggression #StopWarInUkraine #StopRussia #StopPutin pic.twitter.com/018FcvHZ96
— Verkhovna Rada of Ukraine – Ukrainian Parliament (@ua_parliament) February 28, 2022
17:57 – Macron bisedë me Putin, përsërit thirrjen në paqe
Presidenti francez Emmanuel Macron ka biseduar sot me presidentin rus Vladimir Putin dhe ka përsëritur thirrjet ndërkombëtare që t’i jepet fund sulmeve ndaj Ukrainës.
17:39 – Përfundon raundi i parë i bisedimeve Ukrainë-Rusi
Ukraina dhe Rusia kanë përfunduar raundin e parë të bisedimeve për paqe dhe negociatorët u kthyen në kryeqytetet e tyre për konsultime tjera para raundit të dytë të bisedimeve. Raportohet se zyrtarët rusë kanë thënë se takimet e reja do të zhvillohen në ditët në vijim.
17:18 – Zelensky aplikon për anëtarësimin e Ukrainës në BE
Presidenti ukrainas Zelensky nënshkroi të hënën aplikikin për anëtarësimin e Ukrainës në BE.
16:24 –Luftimet duhet të ndalen, thotë shefi i OKB-së
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres tha se luftimet ruse në Ukrainë duhet të ndalen.
16:15 – Ambasada e Ukrainës në Shqipëri thirrje për luftëtarë vullnetarë
Ambasada e Ukrainës në Shqipëri në një postim në rrjetin Facebook u bën thirrje të gjithë vullnetarëve që dëshirojnë të ndihmojnë Ukrainën për t’i bërë ballë pushtimit rus të aplikojnë.
16:10 – Zvicra i bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë
Zvicra do të miratojë sanksionet e njëjta të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë, përfshirë ato ndaj presidentit rus Vladimir Putin.
16:10 – Bjellorusia mund të përfshihet direkt në luftë brenda javës
Bjellorusia mund të jetë duke u përgatitur për të dërguar ushtarët e saj në Ukrainë në mbështetje të Rusisë, raporton “The Guardian“.
15:45 – Ministri bullgar i Mbrojtjes shkarkohet për komentet pro-ruse
Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov ka shkarkuar ministrin e Mbrojtjes të vendit të tij për komentet e konsideruara pro-ruse.
14:00 – Rusia mbyll hapësirën ajrore për 36 vende
Rusia ka njoftuar mbylljen e hapësirës ajrore për linjat nga 36 vende përfshirë Gjermaninë, Spanjën, Italinë dhe Kanadanë.
13:30 – Ukraina raporton viktima nga bombardimet në Kharkiv
Dhjetëra civilë u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën nga bombardimet e Rusisë në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, thanë zyrtarët ukrainas.
13:00 – Stoltenberg: Aleatët e NATO-s po rrisin mbështetjen për Ukrainën
Aleatët e NATO-s po rrisin mbështetjen për Ukrainën, me raketa të mbrojtjes ajrore, me armë anti-tank, si dhe me ndihma humanitare dhe financiare, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një postim në Twitter.
12:20 – Nisin bisedimet Rusi-Ukrainë në kufirin me Bjellorusinë
Delegacioni ukrainas ka mbërritur në kufirin mes Ukrainës dhe Bjellorusisë ku po zhvillohen bisedime me përfaqësuesit e Rusisë.

12:10 – Japonia vendos 100 milionë dollarë për Ukrainën
Volodymyr Zelensky deklaroi se kishte biseduar me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida. Ai vuri në dispozicion një fond të dytë, përsëri prej 100 milion dollarësh në ndihmë të Ukrainës.
11:45 – Rubla ruse zhvlerësohet në nivel rekord
Lufta Rusi-Ukrainë ka nisur të japë efektet e saj në ekonomi. Monedha kombëtare ruse është zhvlerësuar në nivele rekord.
11:30 – Zelensky kërkon që Ukraina të anëtarësohet menjëherë në BE
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Bashkimit Evropian që t’i japë vendit të tij anëtarësimin të menjëhershëm në union.
11:00 – Mbi 420 mijë ukrainas janë larguar nga vendi në 4 ditë luftime
Rreth 422 mijë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga nisja e pushtimit nga Rusia, thotë një raport i Kombeve të Bashkuara.
09:50 – Ukraina pretendon se ka vrarë më shumë se 5000 ushtarë rusë
Ministria e Mbrojtjes e Kievit pretendon se më shumë se 5000 ushtarë rusë janë vrarë në katër ditët e para të luftimeve në Ukrainë.
09:00 – Delegacioni i Ukrainës mbërrin në kufirin bjellorus për bisedime
Delegacioni ukrainas ka mbërritur në kufirin mes Ukrainës dhe Bjellorusisë për bisedime me përfaqësuesit e Rusisë.
08:00 – Mbretëria e Bashkuar ndalon transaksionet me Bankën Qendrore Ruse
Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar ndalimin e transaksioneve që përfshijnë Bankën Qendrore të Rusisë.
23:00 – 352 viktima dhe 1.684 të plagosur nga sulmet në Ukrainë
Në katër ditët e para të luftës në Ukrainë janë vrarë 352 persona dhe janë plagosur 1.684 të tjerë.
04:00 – Rinisin bombardimet në Kiev, raporton agjencia kombëtare e lajmeve
Sipas raportimit të Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Ukrainës, Ukrinform, kanë rinisur bombardimet në Kiev dhe Kharkiv.
02:15 – Bjellorusia voton pro lejmit të armëve bërthamore në territorin e saj
Referendumi i mbajtur ditën e diel në Bjellorusi votoi pro ndryshimeve kushtetuese që lirojnë Bjellorusinë nga statusi si shtet neutral jo-bërthamor dhe çimenton regjimin e President Aexander Lukashenko deri në 2035.
02:13 – Bjellorusia do i bashkohet luftës së Rusisë në çështje orësh, burime për Kyiv Independent
Pas spekulimesh të shumta, burime të ndryshme nga Bjellorusia konfirmojnë se vendimi është marrë. Rreth orës 5 të mëngjesit pritet të niset drejt Ukrainës avioni i parë luftarak me parashutistë bjellorus.
01:00 – Hyjnë në fuqi sanksionet e Australisë kundër Putin
Sanksionet financiare e ndërmarra nga Australia kundër presidentit Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë të lartë kanë hyrë në fuqi, deklaroi kryeministri Scott Morrison.
00:45 – Ukraina pretendon për sulme të suksesshme me dron kundër forcave ruse
Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Valerii Zaluzhnyi, tha se sulmi ndodhi pranë fshatit Malyn, rreth 100 kilometra në veriperëndim të Kievit.
Qeveria ukrainase bleu dronë të modelit Bayraktar TB2 nga Turqia vitin e shkuar.

00:30 – ‘Ukraina është një prej nesh, e duam në BE,’ thotë Von der Leyen për Euronews
“Ukraina është një prej nesh dhe ne e duam në Bashkimin European”, tha Ursula von der Leyen për Euronews.
Intervista u krye pak kohë pasi Brukseli njoftoi se do të dërgonte armë në Ukrainë dhe përjashtimit të mediave të mbështetura nga Rusia.
23:19 – Pamjet satelitore zbulojnë autokolonën ushtarake kilometrike rrugës drejt Kievi

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta