Bjellorusia mund të përfshihet direkt në luftë brenda javës
Bjellorusia mund të jetë duke u përgatitur për të dërguar ushtarët e saj në Ukrainë në mbështetje të Rusisë, raporton “The Guardian“.
Sipas të dhënave të zyrtarëve amerikane kjo mund të ndodhi brenda kësaj jave duke iu referuar përgatitjes ushtarake të Minskut.
Bjellorusia është përdorur nga forcat ruse si vend grumbullimi me pretekstin e stërvitjes ushtarake.
Të dhënat për përfshirjen e Minskut direkt në luftë lidhen me faktin se ushtria po afrohet në kufi me Ukrainën.
Në të hënën, u bë e ditur se Bjellorusia do të heqë statusin neutral për armët bërthamore duke i lejuar që armët bërthamore ruse të vendosen në territorin e saj.
Kjo lëvizje ka shkaktuar protesta në vend, ndërsa BE ka paralajmëruar presidentin Lukashenko se po kthehet në një shtet satelit të Rusisë.
Të paktën 800 persona janë arrestuar gjatë protestave. Ndryshimi i statusit jo nuklearë u bë përmes një referendumi të miratuar me 65% të votave sipas të dhënave zyrtare.
Tashmë është hapur rruga për rikthimin e armëve nukleare në Bjellorusi për herë të parë që prej rënies së Bashkimit Sovjetik.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara