Luftimet duhet të ndalen, thotë shefi i OKB-së
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres tha se luftimet ruse në Ukrainë duhet të ndalen.
Guterres pritet të bëjë thirrje publike në seancën speciale të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Ukrainën, e cila po mblidhet në Nju Jork.
“Bombardimet me raketa dhe sulmet ajrore ruse po godasin qytetet e Ukrainës ditë e natë. Kryeqyteti, Kievi, është i rrethuar dhe është nën sulm nga të gjitha anët”, tha António Guterres.
Gjatë seancës speciale, Guterres do të nënvizojë se OKB-ja ka të dhëna të besueshme se sulmet ruse po godasin zona rezidenciale, civilë dhe vende të tjera që nuk janë baza ushtarake.
Cili është mesazhi?
“Kjo dhunë e përshkallëzuar – e cila po sjell vdekjen e civilëve, përfshirë fëmijë – është krejtësisht e papranueshme. Mjaft është mjaft! Ushtarët duhet të kthehen në kazermat e tyre. Udhëheqësit duhet të shkojnë drejt paqes”.
Guterres pritet të nënvizojë se sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial i Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, duhet të respektohen.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës