FIFA e UEFA pezullojnë kombëtaren dhe ekipet e Rusisë

28 Shkurt 2022 | 18:51

FIFA dhe UEFA kanë pezulluar nga të gjitha garat ndërkombëtare kombëtaren e Rusisë dhe ekipet e saj të futbollit.

Gjithashtu, UEFA ka ndërprerë bashkëpunimin me Gazprom në të gjitha garat e saj si Champions League dhe Euro 2024.

Një masë të tillë ka marrë dhe ekipi gjerman i futbollit, Schalke 04 që ka anuluar marrëveshjen e bashkëpunimit me kompaninë shtetërore ruse, Gazprom.

Ekipi njofton se që tani ka hequr nga bluzat e saj logon e kompanisë së gazit.

Rusia ishte parashikuar që të luante me Poloninë për kualifikimet në Kupën e Botës më 24 mars, por deri tani ky takim është pezulluar.

Federata polake ka bërë me dije se do të refuzojë të luajë kundër ekipit rus. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur dhe Çekia dhe Suedia, njëra prej të cilave do të ndeshej me fituesin e duelit të parë.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024