Trafiku ajror, Rusia e Ukraina me qiej të boshatisur
Në hartën e trafikut ajror, Ukraina nuk ka asnjë avion në qiellin e saj, ndërsa sipër Rusisë po fluturojnë vetëm avionë nga vende si Gjeorgjia e Kazakistani.
Vende të ndryshme të botës kanë ndaluar linjat ajrore ruse nga hapësira e tyre ajrore.
Bashkimi Evropian ka vendosur të mbyllë hapësirën ajrore për avionët në pronësi ruse, të regjistruar rus ose të kontrolluar nga Rusia.
Avionët nuk do të jenë në gjendje të zbresin, të ngrihen ose të fluturojnë mbi territorin e BE-së. Kjo vlen edhe për “avionët privatë të oligarkëve”.
Edhe Rusia ka njoftuar mbylljen e hapësirës ajrore për linjat nga 36 vende përfshirë Gjermaninë, Spanjën, Italinë dhe Kanadanë.
Hapi i marrë nga Rusia vjen pas një vendimit të BE-së. Mbretëria e Bashkuar gjithashtu ndaloi fluturimet e Aeroflot, duke bërë që Rusia të shpallte një ndalim të mëhershëm hakmarrës ndaj linjave ajrore britanike.
Trafikun ajror në kohë reale mund ta shikoni këtu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta