Ukraina u ofron ushtarëve rus amnisti nëse dorëzohen

28 Shkurt 2022 | 20:12

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov thotë se në katër ditë luftime janë vrarë dhe plagosur më shumë se 5.300 ushtarë rus.

Shumica e tyre thotë zyrtari, janë të rinj, të cilët janë manipuluar me propagandë.

Reznikov shprehet se për Ukrainën jeta është shumë e shenjtë ndaj u ka ofruar ushtarëve rus një pakt.

Ministri i i Mbrojtjes thotë se ushtarët që do të dorëzohen do të fitojnë amnisti të plotë dhe një kompensim financiar.

“U garantojmë falje të plotë dhe kompensim financiar nëse vullnetarisht ulni armët. Lini armët dhe ngrini flamurin e bardhë. Thoni kodin ‘million”, shprehet ai.

“U ofrojmë ushtarëve rus që të nisin një jetë të re. Çdo kush që refuzon të pushtojë do të afrojë më shumë paqen. Për ata që ndjekin rrugën e pushtimit, nuk do të ketë mëshirë”, thuhet në deklaratën e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024