BE vendos sanksione kundër 26 oligarkëve rusë

28 Shkurt 2022 | 22:52

Në një lëvizje të paprecedentë, Bashkimi Europian ka vendosur sanksione kundër disa prej personave më të pushtetshëm në Rusi.

Të hënën, unioni publikoi të hënë një listë me 26 individë që do të përballen me sanksione.

Në listë bëjnë pjesë:

  • Sekretari i shtypit të Kremlinit, Dmitry Peskov
  • Alexander Ponomarenko, kryetar i bordit të Aeroportit Ndërkombëtar Sheremetyevo në Moskë
  • Igor Sechin, Drejtori Ekzekutiv i kompanisë shtetërore të naftës Rosneft
  • Nikolay Tokarev, Drejtori Ekzekutiv i Transneft, kompania më e madhe në botë e tubacioneve të naftës
  • Prezantues dhe gazetarë të televizionit kombëtar

BE do të sanksionojë edhe Kompaninë e Industrisë së Sigurimit të Gazit në Moskë, e cila pretendohet se ka ndihmuar aneksimin e Krimesë në 2014.

Në një deklaratë për shtyp, shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell, tha se unioni ka vënë në shënjestër të gjithë ata “që kanë një rol të rëndësishëm ekonomik” në regjimin e Putin.

Borrell shtoi se sanksionet do të “nxjerrin në pah pasurinë e vërtetë të elitës së Putinit” duke garantuar se ata që ndihmuan në pushtimin e Ukrainës “do të paguajnë shtrenjtë për veprimet e tyre”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024