Zelensky akuzon Rusinë për krime lufte pas sulmit në Kharkiv

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky / faqja zyrtare
28 Shkurt 2022 | 23:22

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i është drejtuar kombit në orët e vona të mbrëmjes së të hënës.

Ai deklaroi se në pesë ditë, forcat ruse kanë kryer 56 sulme me raketa e kanë lëshuar 113 raketa tokë-ajër.

“Sot, forcat rusët qëlluan brutalisht mbi Kharkiv me artileri të rëndë. Kjo përbën qartazi krime lufte”, tha ai.

“Karkhivi është qytet paqësor, me zona të qeta rezidenciale. Atje nuk ka objekte ushtarake. Dhjetëra rrëfime të dëshmitarëve okularë vërtetojnë se kjo nuk qe një breshëri e veçuar, por një shkatërrim i qëllimshëm i popullatës: Rusët e dinin se ku po hapnin zjarr”, tha ai.

Dhjetëra civilë u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën pas bombardimeve në qytetin lindor të Ukrainës.

Më tej, ai ka bërë thirrje për një “mbyllje të plotë të hapësirës ajrore për raketat ruse, avionët luftarakë dhe helikopterët”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024