Kina nis evakuimet nga Ukraina

1 Mars 2022 | 08:25

Media shtetërore kineze lajmëroi se ka nisur evakuimin e qytetarëve të saj nga Ukraina.

Rreth 400 studentë me bazë në qytetin port të Detit të Zi të Odessa, dhe 200 të tjerë nga kryeqyteti, Kiev, u larguan nga vendi të hënën, sipas tabloidit shtetëror Global Times, i cili citon Ambasadën Kineze në Ukrainë. 1 mijë qytetarë të tjerë pritet të evakuohen në vendet fqinje të martën.

Planet për fluturime çarter për të nxjerrë qytetarët kinezë u ndaluan gjatë fundjavës pasi luftimet u intensifikuan. Ambasada kineze në Ukrainë mori në konsideratë rreziqet e sigurisë.

Ndryshe nga qytetarët e shumë vendeve të tjera, shtetasit kinezë në Ukrainë nuk morën udhëzime për t’u larguar nga vendi përpara se të fillonte pushtimi rus. Përpara sulmit të Rusisë, zyrtarët kinezë kundërshtuan paralajmërimet nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, mbrojti të hënën qasjen e Pekinit, duke thënë se ministria dhe Ambasada Kineze në Ukrainë paralajmëruan në kohën e duhur.

Sipas mediave shtetërore, në Ukrainë janë rreth 6 mijë shtetas kinezë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024