Zelensky fjalim emocionues në Parlamentin Europian: Mos hiqni dorë nga Ukraina

1 Mars 2022 | 12:57

Presidenti Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim në Parlamentin Evropian ku i kërkoi Europës të mos heqë dorë nga Ukraina.

Ai i bëri thirrje Bashkimit Europian që sa më shpejt Ukraina të anëtarësohet në union, si e vetmja rrugë për t’i dhënë fund luftës.

“Po luftojmë për të mbijetuar, ky është motivacioni ynë më i madh. Unë besoj se sot po i tregojmë të gjithëve se Bashkimi Evropian do të jetë më i fortë me ne. Pa ju Ukraina do të jetë e vetme, ne e kemi treguar forcën tonë. Ne e kemi treguar se jemi njësoj si ju, kështu që tregojeni që jeni me ne, që nuk do hiqni dorë nga ne, tregojeni që jeni vërtetë evropianë. Vetëm atëherë jeta do fitojë mbi vdekjen dhe drita mbi errësirë, Lavdi Ukrainës”, tha Zelensky.

Gjatë fjalimit emocionues që u duartrokit vazhdimisht nga të gjithë eurodeputetët e pranishëm, Zelensky akuzoi Putin se po vret fëmijë të pavajshëm.

“Ky mëngjes ishte tragjik për ne pasi dy raketa goditën Karkivin, që ndodhet në kufi me Rusinë ku ka edhe shumë qytetarë rusë. Më shumë se 20 universitete ndodhen atje, është qyteti me numrin më të larët të universiteteve në vend. Ka njerëz të mençur dhe gjithmonë njerëzit janë mbledhur në sheshin tonë më madh, ‘Sheshi i lirisë, më i madhi në Europë. Sot në mëngjes 2 raketa goditën sheshin e lirisë, dhjetëra fëmijë, dhjetëra të plagosur. Ne po luftojmë vetëm për atdheun dhe lirinë tonë. Edhe pse qytetarët tanë janë të bllokuar askush s’mund të ndërhyjë në lirinë e vendit tonë. Çdo shesh nga sot do quhet sheshi i lirisë, askush nuk ka për të na thyer, ne jemi të fortë, jemi ukrainas. Duam t’i shohim fëmijët tanë  të gjallë”, tha Zelensky.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024