PE: Keqardhje për mospërshtatjen e Serbisë me sanksionet
Parlamenti Evropian shpreh keqardhje për mospërshtatjen e Serbisë me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.
Në rezolutën që pritet të miratohet sot në seancën e jashtëzakonshme të PE-së, thuhet se mos rreshtimi i Serbisë përkrah vendeve perëndimorë dëmton procesin e anëtarësimit drejt BE-së dhe “përsëritet pritja që kandidatët për anëtarësim në BE të përshtaten jo vetëm me ligjet e BE-së, por edhe me politikën e jashtme dhe të sigurisë së bllokut”, thuhet në rezolutën që pritet të votohet në Parlamentin Evropian.
Në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit Evropian që po mbahet sot, pritet të miratohet një rezolutë për agresionin e Rusisë në Ukrainë.
Përveç dënimit të sulmit rus dhe shprehjes së mbështetjes për rezistencën ukrainse, Parlamenti Evropian pritet të shprehë edhe shqetësimin për tentimet e Rusisë për të destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në rezolutë dënohen vendet që “kanë shprehur mbështetje për Federatën Ruse për agresionin në Ukrainë dhe mirëpritet mbështetja e shprehur nga ato vende të Ballkanit Perëndimor të cilat janë aleate euro-atlantike”.
“Shohim me shqetësim të thellë përpjekjet këmbëngulëse të Federatës Ruse për destabilizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ndërhyrjen në proceset e tyre demokratike”, thuhet në tekstin e rezolutës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë