Lufta e rrjeteve – nga robotët rusë tek videot e rreme

1 Mars 2022 | 14:19

Vitet e fundit, rrjetet sociale kanë shërbyer si një dritare në realitetin e konflikteve të armatosura në të gjithë botën dhe lufta Rusi-Ukrainë nuk mund të bënte përjashtim.

Teksa Rusia vendosi papritmas të pushtonte Ukrainën, shumë agjenci investigative dhe komunitete të pavarura nisën të raportonin për mënyrën se si media dhe rrjetet sociale po përdoreshin për të shpërndarë propogandën ruse që kërkon vazhdimisht të justifikojë sulmin ndaj Ukrainës.

Kjo nuk do të ishte hera e parë ama, që Rusia vë në lëvizje fushatat e saj të dezinformomit apo edhe sulmet direkte ndaj figurave opozitare.

Sulmet personale

Që prej nisjes, Putin e ka quajtur presidentit ukrainas Volodymyr Zelesnkyy dhe ekipin e tij, “një grup drogaxhinjsh dhe neo-nazistësh”.

Propaganda kryesore që ka përdorur Putin kundër Ukrainës në fakt, ka qenë pikërisht fakti se sipas tij, Ukraina gjendej prej kohësh “nën kthetrat e grupimeve neo-naziste” – duke iu referuar këtu lëvizjeve nacionaliste në Ukrainë të cilat u bënë palë me Frontin Nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër ish-Bashkimit Sovjetik.

Sipas Putin, këto grupe i kanë ende aktorët e tyre në lëvizje në Ukrainë, dhe ai i akuzon ata se kanë vite që lobojnë dhe marrin financime nga Perëndimi.

Fushatat e dezinformimit 

Putin gjithashtu ka nisur me akuzat e tij ndaj ushtrisë ukrainase edhe para se Rusia të hynte në Ukrainë 6 ditë më parë– duke u munduar të justifikojë kështu pushtimin e tij të Ukrainës si një akt vetëmbrojtjeje për rajonet separatiste pro-ruse të Donbasit, Luhnskut dhe Donjetskut.

Një nga këto video, sipas analistit Janis Kruge, akuzon qeverinë ruse se ka inskenuar një moment kur një gazetar rus po raporton live nga Ukraina, dhe shfaqet papritmas duke u sulmuar nga ushtria ukrainase.

Problemi kryesor me rrjetet sociale është se kushdo mund të postojë dhe procesi i verifikimit të autenticitetit të secilës video apo informacioni është tejet i komplikuar.

Reporteri i NBC News, Scott Budman shkruajti në Twitter, se pasi një burim konfidencial e kishte kontaktuar duke i dërguar një video që tregonte një sulm rus – më vonë ai u njoftua se këto pamje ishin marrë në fakt nga një video-game.

Ndërkohë, sipas El Pais, grupet separatiste pro-ruse në Donetsk dhe Luhansk kishin shpërndarë video që tregonin sulme ukrainase që në fakt, dyshoheshin se ishin të regjistruara dhe tingujt e tyre zanorë ishin marrë nga një video krejt tjetër.

Robotët rusë

Ndërkohë agjencia e lajmeve Ars Technica, raporton se Twitter ka fshirë një sërë llogarish të grupeve investigative ukrainase, si pasojë e një vale sulmesh nga robotë rusë që i raportonin ato si të pavërteta apo abuzive.

Twitter pranoi javën e shkuar se këto llogari ishin fshirë aksidentalisht duke i kërkuar falje publike të gjithë të prekurve.

Një tjetër shembull i këtyre lloj fushatave – të njohura si online flash mobs – ndodhi pak pasi Putin i njohu zyrtarisht rajonet e Donetskut dhe Luhanskut si republika të pavarura më 21 shkurt, kur një valë postimesh në Twitter nisën të përhapnin reagime pro-ruse me hashtagun: #СвоихНеБросаем (#NeNukiBrkatisimNjerëzitTanë) apo #МыВместе (#NeJemiMeJu!).

Këto mesazhe shprehën suportin për njerëzit që jetonin në Donetsk dhe Luhansk, të cilët thuhet se po vuanin nën kontrollin e Forcave të Armatosura Ukrainase.

Kjo lloj fushate në Twitter e krijojë menjëherë përshtypjen se vendimi i Putin kishte gjetur mbështetje publike masive.

Por, akuzat ndaj Putin nuk munguan.

Laboratori DFRLab deklaroi se partia e Putin, Rusia e Bashkuar, mund të ketë qenë pikërisht ajo që i ka nisur këto valë postimesh, një ditë para se Putin t’i bënte thirrje qytetarëve rusë që të grumbullonin ndihma për qytetarët ukrainas të evakuuar nga Donbasi dhe Rostov Oblasti.

Inteligjenca open-source

Inteligjenca open-source (OSINT) është inspiruar nga sistemi i të dhënave të aksesueshme publikisht, siç janë imazhet satelitore, pamjet nga kamerat e sigurisë në rrugë apo trafik, si edhe imazhet e postuara në rrjete sociale.

Komunitetet OSINT janë sidomos aktive në Twitter, ku ato detajojnë konfliktet në kohë reale dhe në të njëjtën kohë demaskojnë grupe të ndryshme korruptive.

Misioni i tyre i përbashkët është lufta kundër dezinformimit.

Një nga mënyrat se si këto grupe kontribuuan gjatë konfliktit Rusi-Ukrainë ishte me anë të imazheve satelitore të cilat ishin të parat që mundën të identifikonin radhët e gjata të artilerisë ruse e cila kishte rrethuar Ukrainën për javë të tëra para se ata të kalonin zyrtarisht përtej kufirit.

Imazhet satelitore të postuara nga Maxar Technologies mundën gjithashtu ditën e djeshme të lokalizonin auto-kolonën ruse prej 65 kilometrash e cila po hynte në periferi të Kievit.

“Njerëzit po shpërndajnë pamje me foto dhe video së bashku me lokacionin e tyre gjeografik, dhe po identifikojnë llojet e tankeve, artilerive, mjeteve të blinduara dhe gjërave të këtij lloji,” – raportoi studiuesi i OSINT-ve, Thomas van Linge.

Në të njëjtën kohë, të njëjtat grupe patën mundësi të studionin databazën dhe hartën e transportit publik në Rusi, për të kuptuar cilët trena po udhëtonin, për ku ata po udhëtonin dhe çfarë po transportonin.

Grupet OSINT arritën gjithashtu të zbulonin se mbledhja e presidentit rus Vladimir Putin dhe Këshillit të Sigurisë nuk kishte ndodhur në kohë reale ashtu siç ishte pretenduar nga qeveria ruse.

Nuk ka asnjë dyshim që Rusia nuk është e vetmja qeveri e cila përdor këto lloj teknikash hibride për të avancuar politikat apo qëllimet e veta. Por, mënyrat se si këto fushata përdoren duhet të shërbejnë për të ndërgjegjësuar këdo për atë që po ndodh momentalisht mes fuqive më të mëdha në botë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024