Shqiptarë e të huaj duan t’i bashkohen luftës në Ukrainë
Disa shtetas shqiptarë kanë shfaqur interes për t’iu bashkuar luftës për liri në Ukrainë, thonë burime nga ambasada ukrainase në Tiranë. Identiteti i tyre nuk mund të jepet për arsye sigurie.
Legjionit Ndërkombëtar të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës duan t’i bashkohen dhe të huaj që jetojnë në Shqipëri.
Mustafa Beheshti dhe Hamid Morsaly janë iranianë.
Ata erdhën pranë ambasadës së Ukrainës për t’u interesuar si mund t’i bashkohen forcave të rezistencës ndaj pushtimit rus.
Hamidi dhe Mustafai thanë se nesër do t’u bashkohen dhe 2 shokë të tjerë të tyre që gjithashtu duan të luftojnë krah popullit ukrainas.
Sa i takon shtetase të huaj, kjo nuk përbën asnjë problem, por shtetasit shqiptarë mund të penalizohen.
Në kodin penal parashikohet që pjesëmarrja në luftëra të huaja dënohet nga 3 deri në 8 vite burg.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta