Momenti kur Rusia sulmon godinën e qeverisë në Kharkiv
Forcat ruse kanë bombarduar godinën e qeverisë rajonale në qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, duke vrarë të paktën 10 civilë.
Zyrtarë të Moskës kanë bërë të ditur se gjatë së martës mund të mbahet një raund i dytë bisedimesh për arritjen e armëpushimit.
Nga ana tjetër ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar banorët në Kiev dhe personat e përfshirë në provokime nacionaliste kundër Rusisë që të largohen nga qyteti para se të nisin bombardimet precize.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin për “vrasje të civilëve të pafajshëm”, duke e shoqëruar këtë me videon e shpërthimit të madh në sheshin e Kharkiv duke e cilësuar “sulm barbar”.
Barbaric Russian missile strikes on the central Freedom Square and residential districts of Kharkiv. Putin is unable to break Ukraine down. He commits more war crimes out of fury, murders innocent civilians. The world can and must do more. INCREASE PRESSURE, ISOLATE RUSSIA FULLY! pic.twitter.com/tN4VHF1A9n
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) March 1, 2022
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy thotë se sulmet e Rusisë me raketa tregojnë se kemi të bëjmë me një shtet terrorist.
Në një fjalim prekës në Parlamentin Evropian, Zelenskiy tha se Ukraina dëshiron të anëtarësohet në BE duke shtuar se duan të shohin fëmijët e tyre gjallë.
Më poshtë godina para dhe pas sulmit:

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara