Zelensky i kërkon Biden të japë mesazh të fortë në Kongres
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar homologut të tij amerikan, Joe Biden që të japë një mesazh të fortë dhe të dobishëm për pushtimin e Ukrainës nga Rusia në fjalimin që do të mbajë këtë të martë në Kongres.
Zelensky ka bërë këtë deklaratë gjatë një intervistë për CNN dhe Reuters nga bunkeri ku ndodhet në Kiev, nga ku drejton ushtrinë.
“Është shumë serioze, nuk jam në film”, thotë Zelensky, ish-aktor komik. “Nuk jam një ikonë, mendoj se Ukraina është një ikonë. Ukraina është zemra e Evropës dhe tani mendoj se Evropa e shikon Ukrainën si diçka speciale për këtë botë. Kjo është arsyeja, pse bota nuk duhet ta humbasë këtë gjë speciale”.
Më herët, Zelensky i ka kërkuar Rusisë që të ndalë bombardimet para se të nisin bisedimet për arritjen e një armëpushimi.
Gjithashtu ai i kërkoi NATO-s që të ndalojë fluturimin e forcave ushtarake ruse mbi Ukrainë, duke thënë se qëllimi nuk është që NATO të përfshihet në luftë me Rusinë, por një masë parandaluese.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta