Koreja e Veriut fajëson SHBA për krizën në Ukrainë
1 Mars 2022 |
18:30
Koreja e Veriut ka fajësuar “politikat hegjemoniste” të SHBA dhe Perëndimit në krizën në Ukrainë.
Qëndrimi është shprehur përmes një komunikate të bërë nga zëdhënësi i ministrisë së Jashtme.
“Rrënjët e krizës në Ukrainë shtrihen plotësisht tek politikat hegjemoniste të SHBA dhe Perëndimit, që kënaqen me arbitraritet ndaj vendeve të tjera”, tha zëdhënësi.
Sipas Koresë së Veriut, SHBA dhe Perëndimit “sistematikisht kanë vënë në rrezik sigurinë në Evropë nisur nga përpjekjet për të ndërtuar sistem raketash dhe zgjerim të NATO-s.
Vendi komunisti gjithashtu ka denoncuar politikat e dyfishta të SHBA duke kërcënuar paqen dhe sigurinë për shtete të tjera sovrane.
Lajme të Sugjeruara
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara