Aktivistja e përlotur nga Ukraina konfrontohet me Johnson
Aktivistja nga Ukraina, Daria Kaleniuk, e cila mundi që të largohej nga Kievi pak para se të niste lufta i ka kërkuar kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson që të bëjë më shumë për Ukrainën.
Kaleniuk kërkoi që aleatët Perëndimor dhe NATO të vendosin zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë në mënyrë që Rusia të mos ketë mundësi të sulmojë nga ajri.
“Fëmijët tanë po mbrojnë NATO-n nga raketat dhe bombat ruse, në vend që këtë gjë ta bënin avionët e NATO-s”, u shpreh aktivistja.
Ajo kërkoi që NATO të përdorë sistemin anti-raketë që ka në Poloni dhe Rumani të për të mbrojtur të paktën pjesën perëndimore të Ukrainës në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të kalojnë kufirin.

“Ju po vini në Poloni, por nuk po vini në Kiev z. kryeministër. Ju nuk po vini në Lviv. Sepse ju keni frikë. Sepse NATO nuk ka vullnet të mbrojë. Sepse NATO i duhet Luftës së Tretë Botërore, por jo ka nisur tashmë. Janë fëmijët e Ukrainës që po vuajnë pasojat”, tha ajo ndërsa nuk i mbajti dot lotët.
Aktivistja shpjegoi se familja e saj dhe kolegët mbeten të kërcënuar nga pushtimi i Rusisë duke theksuar se ukrainasit dëshpërimisht po kërkojnë që Perëndimi t’i mbrojë.
“Ju po flisni për më shumë sanksione por Roman Abramobiç nuk është sanksionuar. Ai është në Londër. Fëmijët e tij nuk janë bombarduar, janë në Londër. Fëmijët e Putinit janë në Holandë. Në Gjermani. Në shtëpi të mëdha. Pse nuk sekuestrohen ato? Familjarët dhe kolegët e mi janë në lot, nuk dinë nga t’ia mbathin”, i përplasi në fytyrë ajo Johnsonit.
Përgjigja e Johnson ishte se nëse NATO e bënte këtë, atëherë do të kishte një luftë direkte me Rusinë.
Kryeministri i Britanisë, i cili ndodhet në Poloni, e akuzoi Putin për veprime barbare. Sipas tij mbi 200 mijë refugjatë nga Ukraina mund të shkojnë në Britani.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur