Autoritetet apel qytetarëve në Kiev të qëndrojnë në strehime të nëndheshme
Qytetarëve të Kievit iu është kërkuar që mbrëmjen e së martës të qëndrojnë në strehime të nëndheshme pas sulmit me raketë ku humbën jetën të paktën pesë persona.
“I bëjmë thirrje banorëve të qytetit që sonte të qëndrojnë në strehimet e nëndheshme. Shtetrrethimi në Kiev do të zgjasë nga ora 8 e mbrëmjes deri në 7 të mëngjesit”, thuhej në një letër publikuar në faqen zyrtare të Bashkisë Kiev.
Autoritetet kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrjet e Kievit, për shkak të një sulmi të mundshëm nga Moska.
Të martën, Rusia goditi me dy raketa antenën e transmetimit. Pesë kalimtarë humbën jetën dhe pesë u plagosën.
Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë paralajmëroi banorët e Kievit se po përgatiste ‘sulme të precizionit të lartë’ kundër “qendrave teknologjike të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës dhe qendrës së 72-të kryesore PsyOps në Kiev”.
“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve ukrainas të cilët po përdoren nga nacionalistët për të kryer provokime kundër Rusisë, si dhe banorët e Kievit që banojnë pranë stacioneve të transmetimit të largohen nga shtëpia e tyre”, thuhej në deklaratë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 21:41 “E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”, Erla zbulon komunikimin me Shehajn
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit