‘Airbnb’ hap dyert për Ukrainën, akomodon 100 mijë persona falas

1 Mars 2022 | 20:57

Kompania që jep shtëpi me qira ditore, “Airbnb”, njoftoi se dega e saj jofitimprurëse “Airbnb.org” do të ofrojë strehim të përkohshëm falas për rreth 100 mijë refugjatë që largohen nga Ukraina.

Shefi ekzekutiv, Brian Chesky dhe drejtori i “Airbnb.org”, Joe Gebbia u kanë dërguar letra liderëve të Polonisë, Rumanisë, Gjermanisë dhe Hungarisë, duke ofruar ndihmë për strehimin e refugjatëve.

“Ne kemi shënuar një rekord për garantimin e strehimit të dhjetëra mijëra njerëzve në botë. Në historinë tonë kemi strehuar rreth 100 mijë njerëz në nevojë falas dhe do të ndihmojmë edhe këtë herë. E vetmja nevojë që kemi është të përhapet fjala”, Chesky.

Rreth 300 mijë refugjatë ukrainas kanë hyrë në territorin e Bashkimit Evropian që kur Rusia nisi agresionin ndaj vendit dhe blloku, sipas autoriteteve, duhet të përgatitet për miliona të tjerë.

“Airbnb.org”, që ofron qëndrim të përkohshëm për njerëzit gjatë krizave, do të punojë ngushtë me qeveritë për të ndihmuar në adresimin e nevojave në çdo vend, përfshirë atë për strehim afatgjatë.

Qëndrimi do të financohet nga kompania mëmë “Airbnb”, filialet e saj dhe donatorët.

Kompani të tjera kanë ofruar gjithashtu mbështetje për bizneset dhe konsumatorët në Ukrainë, si për shembull ajo e shitjeve online “ETSY.O”.

Ndërkohë, “Verizon Communications” dhe britanikja “Virgin Media” kanë hequr tarifat për përdoruesit e tyre në Ukrainë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024