Kush mund ta zëvendësojë Putinin në rast grushti shteti?
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka rritur dyshimet mbi gjendjen mendore të presidentit, Vladimir Putin.
Akti i pacipë i luftës bashkë me fjalimin maniak, bëjnë që analistët të dyshojnë se diktatori rus po vepron në mënyrë të paarsyeshme.
Urdhri për të vënë në gjendje alarmi kontingjentin nuklear dhe kërcënimi për luftë nukleare në rast se Perëndimi ndërhyn, ka tronditur dhe vetë personelin e tij ushtarak.
Me presionin e sanksioneve të Perëndimit dhe ekonomisë ruse, mundësitë që Putin të rrëzohet nga pushteti në një grusht shteti po bëhet i mundshëm.
Tabloidi britanik “Daily Mail” ka listuar emrat që mundtë zëvendësojnë Putinin në krye të Kremlinit.
Sipas gazetës, ministri i Mbrojtjes, Sergey Shoygu është politikani i dytë më popullor pas Putinit.

Shoygu mori rolin e ministrit të Mbrojtjes në 2012 pa pasur ndonjë eksperiencë në ushtri.
Ai konsiderohet si një nga liderët ushtarak më të mëdhenj që pas Gergy Zhukov, gjenerali që mundi nazistët në Luftën e Dytë Botërore.
Më pas vjen Nikolai Patrushev, Sekretar i Këshillit të Sigurisë, që ka të kaluar në shërbimin e inteligjencës.
Valery Gerasimov, kreu i ushtrisë është një tjetër pretendent edhe pse në historinë e Rusisë, ushtria nuk përfshihet në grusht shteti.
Veprime të tilla vijnë kryesisht nga elita politike.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut