Ankth dhe pasiguri, përfaqësuesit e turizmit në “Ilva Now”: Jemi në kaos total
Sektori i turizmit në Shqipëri ndodhet ende në udhëkryq. Emisioni “Ilva Now” ka biseduar me përfaqësues të këtij sektori, ndërsa ata shprehën shqetësimet dhe pengesat me të cilat do përballen gjatë këtij sezoni turistik.
Kryetari i Operatorëve Turistikë të Shqipërisë, Arben Çipa, beson se në muajin korrik, situata do t’i kthehet “normalitetit” dhe pushuesit do të shijojnë plazhet e Shqipërisë.
“Një dritë jeshile duket të paktën në fillim të muajt korrik. Besojmë se në korrik do të kemi lehtësim total të hyrjes së nënshtetasve nga çdo vend dhe padyshim menaxhimi i tyre nga përfaqësuesit turistikë. Është e vërtetë se ne mbulojmë prurjet e huaja drejt territorit tonë. Në momentin kur ne kontaktojmë homologët tanë, ata presin të reja nga ne, dhe ne presim prej tyre. Kjo tregon se informacioni është i munguar. Brenda muajit maj do të kenë ndryshuar shumë gjera”, tha ai.
Në Vlorë situata paraqitet më optimiste. Këtë e shprehu në “Ilva Now” operatori turistik, Vasil Bedinaj. Pavarësisht frymës optimiste, ai tha se ky sektor përballet me vështirësi të shumta, ndërsa kërkoi bashkëpunim më të ngushtë mes autoriteteve qendrore dhe vendore.
“Është e vërtetë, Vlora ka dy muaj që nuk ka pasur asnjë rast. Vlora akoma nuk i ka hapur plazhet e veta, por ishte një fluks drejt Himarës , Dhërmiut dhe Qeparoit. Nuk është vetëm çelja e sezonit turistik, por ne jemi të pezulluar totalisht si biznese. Ne si operatorë turistikë para se të hapemi, kemi shumë punë për të bërë. Ne po presim që të hapemi, dhe po na detyrojnë të fillojmë nga puna pikërisht në atë moment. Hotelet janë të mbyllura, mos të themi se janë mbyllur që në tetorin e kaluar. Jemi në një kaos total. Duhet të bashkëpunojmë bashkërisht me të njëjtin nivel”, tha ai.
Qyteti i Durrësit pritet ta ketë edhe më të vështirë këtë vit turistik. Ende pa marrë veten nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, qyteti bregdetar po përballet tani me pandeminë globale të COVID-19. Operatorja turistike në këtë qytet, Arjana Isaku tha se ky sezon do jetë më i vështirë për Durrësin, kurse shpresën e “shpëtimit” e sheh tek qeveria shqiptare.
“Situata në Durrës, sidomos në qytetin tonë është më keq se në qytetet e tjera. Arsyeja është edhe tërmeti dhe pasojat e tij, dhe për herë të dytë po kalojmë dhe krizën tjetër, krizën më të madhe globale. Ne kemi rënë dakord për protokollin. Problemi ynë është ai kur të hapen kufijtë, sepse presim edhe charter-at e parë dhe këtyre turistëve duhet t’u krijojmë kushte më të mira. Ne presim akoma nga qeveria”, shtoi ajo.
Të ftuarit në “Ilva Now” theksuan njëzëri se nuk do të ketë rritje çmimesh, pavarësisht problemeve finaciare që ato do të kenë.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 13:44 U fut për t’u larë, gjendet i vdekur 25-vjeçari në Liqenin e Batllavës
- 13:41 Breshëri godet Zavalinën në Elbasan, dëme të mëdha në pemët frutore dhe kulturat bujqësore (VIDEO)
- 13:39 Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi
- 13:36 Alarm për rrëmbim në një avion me 180 pasagjerë, Izraeli ngre në ajër avionët luftarakë
- 13:30 Makina përmbyset pas përplasjes në aksin Lushnjë–Berat, 6 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë (VIDEO)
- 13:29 Dhunoi gazetarin në Tiranë, shpallet në kërkim autori