SPAK kërkon 1 vit burg për ish-zv. ministren e Brendshme
2 Mars 2022 |
11:45
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda.
Sipas SPAK, Voda është fajtore për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar i kërkuar është 1 vit burg, si edhe 3 vjet heqje e së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike.
Për dy të bashkëpanehurat e Vodës, Florida Beu dhe Majlinda Hasani SPAK kërkoi nga 15 muaj burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 10 muaj.
Sipas dosjes hetimore, në cilësinë e zv.ministres së Brendshme, Voda ka përfituar 1 mijë euro, një aparat telefonik celular dhe një arkë peshk nga dy persona, me qëllim punësimin e Florida Beut si specialiste në Ministrinë e Brendshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus