Pse është i pamundur evakuimi i gorillës së vetme në Ukrainë
Ndërsa forcat ruse i afrohen kryeqytetit ukrainas, kopshti zoologjik i Kievit mbetet i mbyllur për vizitorët, ndërsa nuk janë bërë plane për evakuimin e kafshëve të tij.
Kopshti zoologjik është shtëpia e 4000 krijesave që i përkasin mbi 200 llojeve, duke përfshirë elefantët, devetë dhe gorillën e vetme të Ukrainës, shkruan Euronews.
Por stafi i kopshtit zoologjik thotë se mundësia për të evakuuar kafshët e saj tashmë nuk ekziston më.
“Është pothuajse e pamundur të evakuohen kafshët, sepse është e pamundur të ofrohet shërbimi dhe transporti i duhur veterinar. Tani për tani, ne kemi furnizime ushqimore për rreth dhjetë ditë”, thotë Kyrylo Trantin, shefi i kopshtit zoologjik.
Javën e kaluar, luftime të ashpra u raportuan pranë kopshtit zoologjik të Kievit, duke ngritur shqetësime për mirëqenien e kafshëve të tij në mediat sociale.
Trantin thotë se elefantëve dhe specieve të tjera të rralla po u jepen qetësues për t’i qetësuar gjatë bombardimeve.
“Për shkak se lufta po u shkakton kafshëve kaq shumë stres, disa janë zhvendosur në rrethime të brendshme dhe galeri nëntokësore”, shton ai.
Por duke parë se sulmet ruse në zonat e banuara që po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, disa kopshte zoologjike të Ukrainës kanë evakuuar tashmë kafshët e tyre në vendet fqinje.
Të hënën, kafshët nga streha e ariut të egër Save Wild pranë Kievit u transportuan në Poloni, ku kopshti zoologjik i Poznanit u ka ofruar atyre strehim.
Pavarësisht se u rrethua nga tanket ruse gjatë rrugës, karvani prej pesë arinjsh kaloi kufirin dhe mbërriti i sigurt në destinacionin e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rusia bombardon rrethinat e Kievit
- Autoritetet apel qytetarëve në Kiev të qëndrojnë në strehime të nëndheshme
Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
Belshi, “Toskana e vogël” që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë: Mikpritja dhe gatimet na lanë pa fjalë
- 17:09 Shkeli ligjin zgjedhor në vitin 2022, Gjykata dënon ish-presidentin e Koresë së Jugut me 18 vite burg me kusht
- 17:06 Të shtëna me armë jashtë konsullatës amerikane në Toronto, hera e dytë këtë vit
- 16:52 Rumania shpall punonjësin e Ambasadës Ruse person “non grata” pas ndërhyrjeve me dronë
- 16:46 Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)
- 16:32 Plagosja e 3 grave në Paris, dalin pamjet e autorit pas sulmit: Allahu më urdhëroi (VIDEO)
- 16:21 Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride