Kush kontrollon çfarë në Ukrainë?
Rusia ka shtuar sulmet në qytetet e Ukrainës dhe ka paralajmëruar banorët e Kievit (rreth tre milionë njerëz) që të largohen.
Presidenti ukrainas Zelensky i ka kërkuar BE-së të miratojë anëtarësimin e Ukrainës, në mënyrë që të vërtetojë se është në krah të saj në luftë dhe t’i japë mbështetjen e nevojshme.
Të paktën 21 njerëz u vranë dhe 112 u plagosën Kharkiv. Shtëpia e rreth 1.5 milion njerëzve u bombardua pa pushim në 24 orët e fundit, deklaroi guvernatori Oleg Synegubov.
Një kolonë ushtarake 65 km është grumbulluar në periferi të kryeqytetit të Ukrainës mes frikës se forcat pushtuese do të nisnin sulme për të marrë kontrollin e Kievit.
Të martën, një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane u tha gazetarëve se kolona duket se ka ngecur pranë Kievit sepse rezistenca e trupave ukrainase ka qenë e papritur për ushtrinë ruse.
Imazhet satelitore të martën treguan një grumbullim të gjatë automjetesh të blinduara dhe artilerie duke filluar 29 km në veri të qytetit. Rusia po sfidon sanksionet ndërkombëtare që kanë shkatërruar ekonominë e saj.
Ku po ikin ukrainasit?
Gati 850 mijë njerëz janë larguar nga Ukraina që kur Rusia filloi pushtimin e saj, sipas OKB-së. Shumë prej tyre kanë kërkuar strehim në Poloni dhe shtete të tjera fqinje. Numri i fundit dhe ende në rritje regjistroi 281 mijë njerëz që hynë në Poloni, më shumë se 94 mijë në Hungari, rreth 40 mijë në Moldavi, mbi 34 mijë në Rumani dhe rreth 30 mijë në Sllovaki.
Është raportuar për njerëz që prisnin deri në 60 orë për të hyrë në Poloni, ndërsa radhët në kufirin rumun janë të gjata deri në 20 km. Autoritetet në Poloni, Sllovaki, Hungari, Rumani dhe Moldavi u mobilizuan për të pritur ukrainasit dhe për të ofruar strehim, ushqim dhe ndihmë ligjore.
Shumica e refugjatëve kanë qenë gra dhe fëmijë. Të gjithë meshkujt e moshës 18 deri në 60 vjeç janë penguar të largohen nga Ukraina për të qëndruar dhe për të luftuar.
Numri i të vdekurve në Ukrainë: Çfarë dimë deri tani
Ministria e shëndetësisë e Ukrainës tha të dielën se 352 civilë, përfshirë 14 fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt. Ajo gjithashtu tha se 1 684 njerëz, përfshirë 116 fëmijë, janë plagosur.
Të hënën, OKB-ja tha se të paktën 102 civilë, duke përfshirë shtatë fëmijë, ishin vrarë në Ukrainë që kur Rusia filloi pushtimin e saj, por paralajmëroi se numri ishte shumë më i lartë. Nuk është e qartë se sa ushtarë ukrainas dhe rusë kanë vdekur deri më tani.
Protestat kundër luftës në mbarë botën
Mijëra njerëz kanë dalë në sheshet publike dhe ambasadat ruse në të gjithë globin për të protestuar kundër pushtimit.
OVD-Info, e cila ka dokumentuar goditjet ndaj opozitës ruse për vite me radhë, thotë se më shumë se 5 mijë demonstrues janë arrestuar në të gjithë Rusinë që kur Presidenti Vladimir Putin filloi luftën kundër Ukrainës.
Lista e qyteteve ku janë zhvilluar protesta:
Adana, Amsterdam, Antwerp, Athinë, Atlanta, Austin, Baku, Bangkok, Barcelona, Bari, Bejrut, Berdyansk, Berlin, Bernë, Bloomington, Bordo, Boston, Brighton, Brukseli, Budapest, Buenos Aires, Caernarfon, Kembrixh, Cape Town, Çikago, Colombo, Kopenhagen, Curitiba, Denver, Dublin, Edinburg, Exeter, Frankfurt, Gjenevë, Glasgow, Guayaquil, Helsinki, Hjuston, Stamboll, Krakov, Kuala Lumpur, Lahore, Londër, Lisbonë, Madrid, Malmo, Manchester, Manila, Marsejë, Melburn, Mexico City, Milano, Milwaukee, Minneapolis, Minsk, Montclair, Montpellier, Montreal, Mynih, Napoli, Newcastle, Nju Delhi, Nju Jork, Norwich, Nottingham, Oslo, Otava, Oksford, Paris, Podgoricë, Pragë, Pretoria, Prishtinë, Quezon City, Roma, Salerno, San Francisko, Santa Monica, Santiago, Sao Paulo, Seul, Stokholm, Sydney, Taipei, Talin, Tbilisi, Teheran, Tel Aviv, Haga, Selaniku, Tiranë, Tokio, Toronto, Torino, Vankuver, Vjena, Vilnius, Varshavë, Washington DC, Uellington, Zakopane.
Protestat janë mbajtur në të paktën 50 qytete ruse, duke përfshirë Chelyabinsk, Moskë, Nizhny Novgorod, Novosibirsk, Perm, Shën Petersburg, Samara dhe Yekaterinburg.
Forcat e armatosura të dy vendeve
Rusia ka një nga ushtritë më të fuqishme në botë dhe renditet ndër pesë vendet që shpenzon më shumë sa i takon mbrojtjes.
Në vitin 2020, Rusia shpenzoi 61.7 miliardë dollarë për ushtrinë e saj, që përbën 11.4 për qind të shpenzimeve qeveritare. Në krahasim, Ukraina shpenzoi 5.9 miliardë dollarë për forcat e saj të armatosura, ose 8.8 për qind të shpenzimeve të qeverisë, sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm.
Që nga fillimi i tensioneve, aleatët e NATO-s, të frikësuar nga një pushtim i mundshëm tokësor nga Rusia, kanë rritur mbështetjen për Kievin duke dërguar pajisje ushtarake në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur