Daçiç: Ata që na kërkojnë t’i vendosim sanksione Rusisë, janë kundër Serbisë
Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiç, tha të mërkurën se Beogradit nuk i intereson të jetë në një linjë me interesat e Perëndimit apo të Lindjes, por me ato të interesit të vet kombëtar.
Sipas tij, ata që iu kërkojnë të vendosin sanksione kundër Rusisë, nuk janë kundër Rusisë, por kundër Serbisë.
“Neser do të kërkojnë që Kosova të futet në NATO, nesër do kërkojnë që Kosova të bëhet anëtare OKB. Dhe kujt do i drejtohemi ne? Rusisë. Nëse e sanksionojmë nuk kemi kujt t’i drejtohemi më. Na ktheni parimin e integritetit territorial, anuloni njohjen e Kosovës dhe pastaj flasim”, tha Daçiç në një intervistë për televizionin shtetëror serb, RTS.
Daçiç shprehu keqardhje për situatën në Ukrainë, por shtoi se Serbia duhet të ndjekë interesat e saj.
“Ne solidarizohemi me vuajtjen dhe mbrojmë parimin e integritet territorial, por na duhet të kujdesemi për interesat tona. Nëse mendoni t’i vendosni sanksione tani Rusisë, do të thotë që Kosova të pranohet në Kombet e Bashkuara”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:44 Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
- 10:42 Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
- 09:45 Rama për protestat: “Revolucioni i flamingove” një çarje ku mund të hyjnë aktorë të huaj